1.4 C
Priština
More

    Është sezoni kur shpargujt nuk duhet të mungojnë në tryezë

    spot_imgspot_img

    Së fundmi ka filluar të kultivohet dhe të konsumohet në sasi më të madhe. Prandaj edhe sa i përket emrit, disa e njohin me emrin asparagus e të tjerë me shpargull, që është në gjuhën shqipe. Megjithatë është e rëndësishme të dihen vlerat e mëdha që ka konsumimi i tij.Meqë rritet në rrezet e diellit, shpargulli nuk përmban klorofil por është burim i acidit folik, fibrave, kaliumit e vitaminave të ndryshme. Ai është i pasur me antioksidantë dhe vetitë anti – inflamatore që ndihmojë në mbajtjen e trupit të shëndetshëm. Madje në përfitimet shëndetësore të tij, përfshihet edhe lugtimi i kancerit.

    1. Promovon shëndetin e kockave dhe zemrës

    Vitamina K tek shpargujt mund të ndihmojë në rritjen e dendësisë së mineralit të kockave dhe të zvogëlojë normat e thyerjes për të përmirësuar shëndetin e kockave.

    1. Redukton inflamacionin

    Asparagusi është i ngarkuar me antioksidantë që punojnë për të reduktuar probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

    1. Punon si diuretik natyral

    Ndihmon në rritjen e prodhimit të urinës duke përfshijrë detoksifikimin e trupit të kripës së tepërt, ujit dhe toksinave të tjera. Vetitë diuretike të shpargujve mund të jenë veçanërisht të dobishme për ata që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.

    1. Rregullojnë tretjen

    Asparagusi përmban një lëndë ushqyese të quajtur inulin, e cila kalon e patrazuar në zorrët e mëdha për t’u bërë një burim ushqimi për bakteret e shëndetshme.

    1. Promovon një shtatzëni të shëndetshme

    Hulumtimet kanë treguar se përfitimet shëndetësore të asparagusit përfshijnë gjithashtu një shtatzëni të shëndetshme. Folati në shparguj ndihmon në uljen e rrezikut të defekteve tek foshnjat. Gjithashtu ndihmon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe prodhimin e ADN-së.

    1. Promovon tretjen e shëndetshme

    Fibrat tek asparagusi ndihmojnë në mbajtjen e rregullt të sistemit të tretjes. Gjithashtu ndihmon në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2.

    1. Ngritja e niveleve të energjisë

    Asparagusi përmban tiaminë, e cila luan një rol të rëndësishëm në mënyrën se si trupi përdor energji. Thiami ndihmon trupin të konvertojë karbohidratet në energji për të rritur metabolizmin dhe obezitetin.

    1. Ndihmon në luftën kundër kancerit

    Asparagusi përmban glutathione, një përbërës që ndihmon në shkatërrimin e kancerogjenëve. Hulumtimet kanë treguar se glutathione mund të ndihmojë në luftimin dhe mbrojtjen kundër llojeve të caktuara të kancerit, përfshirë kancerin e kockave, gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.

    1. Lufton PMS

    Ekstrakti i asparagusit mund të përdoret për të ndihmuar në zbutjen e fryrjes, depresionit, lodhjes dhe dhimbjeve menstruale duke mbajtur ekuilibrin hormonal gjatë menstruacioneve.

    1. Promovon shëndetin e syve

    Përfitimet shëndetësore të shpargullit përfshijnë aftësinë për të luftuar radikalet e lira që shkaktojnë dëmtime në sy. Asparagusi përmban Vitamina A, e cila luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shikimit të shëndetshëm dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të syrit.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...