Për tashmë dy muaj, kemi ndjesinë se duhet dezinfektuar gjithçka që prekim, gjithçka që na rrethon. Nuk dyshojmë se mendja ju ka shkuar edhe për produktet e grimit.
Ekspertja e viruseve, Angela Rasmussen, ka shpejguar për revistën “InStyle” se nuk ka shumë të dhëna rredh Coronavirusit në raport me këto produkte. Mirëpo ajo që është fakt është që virusit i duhet një vatër në mënyrë që të shumohet, andaj nuk mund të jetojë gjatë, për dallim nga bakteret.
Pas kthimit në shtëpi hapësirën tonë jetësore e ndajmë në dy pjesë: në zonë të kontaminuar dhe në zonë të pastër.
Në zonën e kontaminuar do të duhej t’i lëmë të gjitha gjërat të cilat i kemi bartur me vete dhe në vete.
Pas larjes dhe dezinfektimit të duarve, do të duhej t’i sterilizojmë mirë gjërat dhe vetëm pastaj t’i kalojmë në zonën e pastër.
Rasmussen ka deklaruar që është me rëndësi edhe që rregullisht të pastrohen brushat e grimit, t’u kushtohet kujdes bishtave të tyre, por nuk do të ishte keq as brendia e produkteve të grimit të spërkatet me alkool medicinal.
Ndërsa kur bëhet fjalë për blerjen e pordukteve të reja, këtë duhet ta bëni pa i provuar ato asessi. Para jush ata testerë mund të jenë përdorur nga persona të infektuar.