Adelina Ismajli është një nga këngëtaret më të dashura të të gjitha kohërave nga shqiptarët. Ndonëse njihet për thyerjen e tabuve në shoqërinë tonë, ajo e mban jetën e saj private larg syrit mediatik.Fansat e saj, shumë pak mund të kenë parë foto nga rritja e djalit të saj, Uliksit. Këtë të hënë, ajo ka postuar një fotografi të saj bashkë me djalin dhe bashkëshortin, Val Krasniqi.
Uliksi tashmë është një djal i rritur dhe duket fëmijë i lumtur. Me disponim të mirë shihen edhe prindërit e tij.
“E bekuar” ka shkruar këngëtarja në këtë fotografi, e cila është shkrepur në ditëlindjen e motrës së saj, Zanfinës.