75 gram bajame
75 gram lajthi
Sheqer
Ujë
30 gram nisheste
Miell
Qumësht
80 gram gjalpë
Pak kirpë
Përgatitja e kremit:
100 gram sheqer me dy lugë ujë, zihen derisa të krijohet masë karameli. Më pas shtohen bajamet dhe lajthitë. Prisni derisa të ngurtësohet gjatë ftohjes masa dhe bluajeni në blender, derisa të krijohet masa kremoze. Lërenj anash të qëndrojë në një enë.
Në një tenxhere vendosni 480 mililitra qumësht. Gjersa qumështi të valojë, në një enë përzieni 4 të kuq të vezëve me 70 gram, shtoni 30 gram nisheste dhe 2 lugë miell. Kësaj mase duke përzier gjatë gjithë kohës shtojani pak nga pak qumështin e valuar. Kur të fitoni masën kremoze lëreni të ftohet. Pastaj filloni ta tundni me mikser dhe shtoni 170 gram gjalpë. Për fund shtoni edhe masën me bajame e lajthi, që e keni përgatitur në fillim.
Përgatitja e brumit:
100 mililitra ujë, 100 mililita qumësht, 2 lugë sheqer, 1 lugë të mesme kripë, 80 gram gjalpë, i vendosni në tenxhere për të valuar. Pasi t’i largoni nga zjarrri, shtoni 1 gotë miell dhe përzieni. Kthejeni në zjarr në tempersturë të ulët dhe vazhdoni ta përizeni edhe për pak kohë. Më pas lëreni të ftohet dhe shtoni 4 vezë një nga nje duke i tundut me mikser. Me fishkun për dekor të ëmbëlsirave, masën vendoseni në enën për pjekje, në formë rrethore. Sipër lyjeni me vezë dhe hidhni copa bajamesh. Të piqet 40 minuta në 180 gradë celcius, pa u hapur dera e furrës asnjëherë.
Pas pjekjes, lëreni te ftohet plotësisht. Për fund prejeni në mes dhe mbusheni me kremin. Para servimit, mund t’i hidhni sheqer pluhur.