I keni flokët e dëmtuara? Mësoni se si ta zgjidhni problemin për flokë të lëshuara.
Kjo nuk është aq e frikshme sa mund t’ju duket në fillim. Vetëm pak më shumë trajtim dhe kujdes dhe kjo nuk do t’ju ndodhë më. Duhet të përshëndeteni me majat e këputura. Nëse floku juaj bie shpesh në këtë gjendje, zvogëlojeni intensitetin e fenirimit dhe hekurosjen, si dhe përdorimin e prodhimeve për mbrojtjen e flokut.
Ndihmën e parë gjithmonë mund ta gjeni në kuzhinën tuaj. Po fillojmë me jogurtin. Jogurti në mënyrë natyrale I jep flokut tuaj lagështinë e duhur, butësinë dhe shkëlqimin. Edhe më e rëndësishmja, jogurti shumë mirë e pastron rrënjën. E verdha e vezës përmban vitamina dhe protein të rëndësishme për flokët e dëmtuar, ndërsa vaji I ullirit e hidratizon flokun edhe më.
Përzijeni në një masë një të verdhën e vezës me dy lugë vaj ulliri dhe gjysmë filxhani jogurt. Lyejini flokët me këtë masë derisa I keni të lagura dhe lëreni të qëndrojë masa 15-20 minuta në flokë. Lajini dhe shpëlajini flokët si zakonisht. Rezultat më të mirë do të arrini nëse I lyeni flokët me këtë masë dy herë në jave. /kosovarja.ch/