Janë gjithnjë e më ë shpeshta shtatzënitë në të dyzetat, por mjekët shfaqin kujdes të madh për rrezikun që ato sjellin.
Edhe pse viteve të fundit shtatzënitë në të dyzetat janë shtuar njaft, ekspertët njoftojnë se ato përmbajnë rrezik të madh për jetën e nënës dhe foshnjës. Vezorët tanimë nuk janë aq të shëndetshme sikurse në të njëzetat, prandaj gratë që janë më të moshuara shumë më rrallë mbeten shtatzënë.
Gjasat për shtatzëni normale janë të vogla deri në pesë përqind
Gratë në të dyzetat kanë më pak se pesë për qind gjasa për të mbetur shtatzënë me rrugë natyrale.
Cilësia e vezorëve me kalimin e viteve bie
Në të dyzetat cilësia e vezorëve bie, prandaj deri më 25 për qind të grave nbeten shtatzënë pa donacione vezësh nga gra të rreja. Me hyrjen në moshën 43-vjecare gjasat bien në 10 për qind, ndërsa në moshën 44-vjecare në 1.6 përqind.
Pesha e shëndetshme trupore ul rrezikun nga prerja cezariane
Pesha e shëndetshme trupore luan rol të madh në shtatzëni. Hulumtimet e bëra mbi 53.000 gra kanë treguar se gratë në të dyzetat të cilat kujdesen për vijën e trupit të tyre kanë më pak rrezik nga prerja cezariane.
Sa më i moshuar babai, aq më i madh rreziku nga autizmi
Përvec moshës së nënës, me rëndësi është edhe mosha e babait. Cilësia e spermës zvogëlohet dhe kjo paraqet rrezik për autizëm dhe skizofreni te fëmija.
Duhet filluar më herët
Me mbarësim artificial në të dyzetat duhet filluar pas gjashtë muaj tentimi, këshillojnë gjinekologët. Por vetëm nëse cikli menstrual është i rregullt, por nëse nuk është në rregull rekomandohet kërkimi i ndihmës së mjekut sa më parë. Pas kësaj pason trajtimi, por nuk ka siguri të plotë për sukses.
Vezorët duhet të jenë të shëndosha
Para mbarësimit artificial testohen vezorët dhe zgjidhet ai më i shëndoshi, me qëllim që të rritet mundësia e shtatzënisë. Teknologjia moderne i ka rritur shanset e shtatzënisë te gratë më në moshë, por kjo edhe më tej nuk do të thotë se mund të arrihet sukses që herën e parë.
Nuk rekomandohet lindje në shtëpi për gratë në të dyzetat
Sa më e moshuar shtatzëna, aq më i mundshëm komlikimi gjatë lindjes. Janë të mundshme dijabeti i rrezikshëm dhe tensioni i lartë i gjakut, prandaj në situata të këtilla nuk rekomandohet lindja në shtëpi.
kosovarja.ch