-0.3 C
Priština
More

    Këshilla për gjumë pa probleme me partnerin

    spot_imgspot_img

    Ambientimi me ndarjen e shtratin me një person të dytë, përfshinë shumë elemente. Hapësira, mënyra e fjetjes e shumë të tjera detaje, janë të rënësishme për zhvillimin e një gjumi të mirë.

    Këtu janë disa këshilla për të bërë gjumë më të mirë me një partner.

    Thuajini JO teknologjisë

    Mbajini larg shtratit të gjitha mjetet e teknologjike. Çiftet me një marrëdhënie të shkëlqyer nuk i marrin smartphone-t në dhomën e gjumit. Telefoni mjafton dhe është i tepërt gjatë ditës, kështu që nuk është nevoja ta kesh me vete edhe në shtrat.

    Zgjidhni dyshekun e duhur

    Kur blini një dyshek, është e rëndësishme të mendoni se do të flini dy persona në të. Së pari, sigurohuni që dysheku të jetë aq i madh sa për t’ju dhënë çdo hapësirë të mjaftueshme. Pastaj, mendoni edhe për një dyshek që minimizon lëvizjet, që të mos e zgjoni lehtë njëri-tjetrin.

    Përdorni batanije të ndara

    Është mirë të rrish dyshe nën një batanije të ngrohtë, por kur je në gjumë është e kuptueshme që nuk do të bësh “luftë” batanijesh. Nëse secili prej jush ka batanijen e vet, ka më pak të ngjarë ta tërhiqni njëri-tjetrin dhe më pak të ngjarë të zgjoheni gjatë natës.

    Bëni seks para gjumit

    Ka një arsye të fortë që të bësh gjumë më të mirë. Një studim i CQ University ka zbuluar se seksi para gjumit të jep mundësi për një gjumë më të mirë gjatë natës. Aktiviteti seksual lëshon endorfina dhe dopamina, hormonet që ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe qetësojnë trupin. Kjo bën që gjatë natës të bësh një gjumë më të qetë. Studimi tregoi se 64 për qind e njerëzve që kishin marrëdhënie seksuale me një partner bënin gjumë më të qetë gjatë natës.

    Flini në të njëjtin shtrat dhe në të njëjtën kohë

    Është e rëndësishme të flini në të njëjtin shtrat, por edhe në të njëjtën kohë, të dy bashkë. 75 për qind e çifteve nuk shkojnë në shtrat bashkë dhe kjo bën që gjumi i tyre të mos jetë i mirë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...