Pikat e zeza që kryesisht shfaqen në zonën e hundës janë një bezdi në vete e të gjithëve, femra dhe meshkuj. Ato na tërheqin ti shtypim, gjest që shkakton më pas skuqje e irritim të lëkurës. Por ekzistojnë mënyra krejtësisht të lehta për t’i menjanuar ato.
Scrub me kos dhe kafe: Sigurisht që kombinimi i kosit dhe kafesë nuk është aspak një ide tunduese për t’u provuar gjatë ditës, me përjashtim të ndonjë ëmbëlsire. Megjithatë hapi i parë për të eleminuar pikat e zeza nga lëkura, është ta pastroni atë duke krijuar një eksfoliant të shkëlqyer natyral që eleminon qelizat e vdekura nga fytyra.
Maskë me aspirinë, vezë dhe limon: Është një ndër maskat më efektive për eleminimin e pikave të zeza, të cilën e rekomandojnë gjerësisht edhe estetistët. Shtypni me kujdes 4 aspirina dhe bashkojini me 2 lugë gjelle lëng limoni duke e përzier vazhdimisht. Më pas shtoni 2 të bardha veze. Pasi keni përzier të gjithë ingredientët vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Acid salicilik që gjendet tek aspirina dhe acidi citrik i limonit pastrojnë në thellësi lëkurën dhe eleminojnë pikat e zeza.