5.5 C
Priština
More

    Dhuratat ideale për ditëlindjet në karantinë

    spot_imgspot_img

    Tashmë janë bërë 50 ditë që kur jemi izoluar në shtëpi, ashtu siç ka bërë pothuajse gjithë bota. Pothuajse gjithçka ka ndaluar punën, megjithatë ditëlindjet duhet të shënohen disi.Ëmbëlsirën tani duhet ta bëni në kushte shtëpie dhe për këtë kohë keni sa të doni. Ndërsa urimet do të duhet t’i pranoni nga rrjetet sociale dhe telefonatat.

    Por a keni menduar se çfarë do të ishin dhuratat e duhuara për një ditëlindje në karantinë.

    Meqë tashmë të gjithë po kalojmë shumë kohë në kuzhinë, mund të blini diçka për këtë kënd. Një set tasash i lezetshëm do të ishte ide e mirë.

    Tashmë kur kemi hyrë në stinën e pranverës, një vazo me lule do të bënte të mbetni në kujtim gjatë. Orhidea është një dhuratë e duhur.

    Pa dyshim që këtë vit maskat mbrojtëse do të na përcjellin gjatë gjithë kohës. Prandaj mund të mendoni në maskë me ndonjë dizajn a detaj më të veçantë.

    Sa pi përket veshjes, gjatë qëndrimit në shtëpi pothuajse të gjithë po qëndrojmë në pizhamat tona apo trenerka. Dhe këto nuk do të ishin një ide e keqe për dhuratë.

    Jumbling Toëer është loja më e famshme e momentit që mbase do të ishte edhe një super dhuratë. Të gjithë po kalojnë shumë kohë duke u munduar ta mbajnë atë kullë pa e rrëzuar.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...