-3.8 C
Priština
More

    Truke për buzët e trasha dhe të plota

    spot_imgspot_img

    Shumë gra dëshirojnë të kenë buzë të trasha sikurse i kanë Xhesika Alba dhe Megan Foks, por nuk kemi dëshirë të dukemi jonatyrale dhe të fryra. Për këtë mund t’ju ndihmojnë edhe gjëra të tjera përvec grimit.

    Vajzat me buzë të holla gjithmonë vuajnë për të pasur buzë të trasha për shembull sit ë megan Foksit. Buzë të bukura mund të fitoni edhe pa I fryrë dhe pa grim të tepruar. Duke dashur t’I theksojmë buzët shpeshherë e teprojmë dhe ato duken tepër artificial. Mos mendoni në botoks e ineksione të tjera, mendoni të pëni disa truke të vogla dhe gjithnjë në kuadër të natyrshmërisë.

    Me rëndësi është që gjithmonë t’I trajtoni buzët dhe t’u bëni piling. Një brushë dhëmbësh mund t’ju ndihmojë për këtë. Ndajeni një brushë anash vetëm këtë qëllim, bëjini masazhë buzëve me të. Kështu do ta hiqni lëkurën e vdekur dhe do ta stimuloni qarkullimin e gjakut dhe do të fitoni buzë më të plota. Pilingun mund ta bëni edhe nga përzierja e sheqerit të zi me mjaltë, lëng limuni dhe vaj ulliri. Këtë përbërje butësisht lyejeni në buzë (mbajeni 15-20 minuta) dhe më pas lajini buzët me ujë të vakët. Pastaj lyejini me balsam buzësh.

    Që t’I bëni buzët më të plota në mënyrë natyrale duhet të shërbeheni me një truk të vjetër. Një pikë vaj menteje përzijeni me pak balsam dhe me të lyejini buzët. Mund të ndjeni pak djegie prandaj nuk duhet të teprohet me të. Një pikë do të mjaftojë që për një kohë buzët tuja të duken më të plota. Në vend të mentes mund të përdorni edhe vaj kanelle. Mjalti mund t’ju shërbejë si balsam natyral për buzët tuaja. Ai I zbut buzët dhe I bën më të shkëlqyera.

    Edhe një piling tjetër mund t’ju ndihmojë të bëni buzë më të plota. Në një enë përzini ½ lugë krem hidratant, ¼ luge kafe të bluar dhe ¼ lugë kripë. Këtë përbërje lyejeni në buzë, masazhoni nja pesë minuta dhe pastaj fshijini buzët me një peshqir që paraprakisht e keni lagur me ujë të vakët.

    Buzët mund të trajtohen edhe me ushqim të shëndetshëm, rekomandohet të pini 2 deri në 3 gota ujë me lëng të freskët limuni. Në këtë mënyrë buzët do të bëhen më të buta dhe të njoma. Krahas kësaj do të keni edhe organizëm shumë më të shëndetshëm.

    Në fund ju mbetet grimi. Kujdes që të mos e teproni me to, pasi kështu mund t’ju bien në ujë të gjitha përpjekjet e tjera. Lyejini buzët me laps me ngjyrë të ngjashme me atë të buzëve tuaja. Përdorni nuance me ngjyrë të celët, pasi ato janë më të bukura për t’I paraqitur më të plota buzët. Shmangiuni ngjyrave të errëta. Vizatojini buzët pak edhe me laps të bardhë, pasi ekspertët thonë se ky truk është I mirë për ato që kanë buzë të holla. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...