Femrat e kanë fiksim që xhinset të ju rrinë mirë. Që ato të puthiten me trupin, të mos shkaktohen rrudha, të rrijnë pa lëvizur tek beli. E duket se për këtë, ekzisotjnë forma ekstreme të realizimit të qellimit.I ziejnë si ushqim
Metoda e rekomanduar është të nxehni një tenxhere të madhe me ujë deri sa uji të nxjerrë fluska, t’i hedhësh kripë dhe pastaj të zhysësh xhinset e liruara. Lëri 20–30 minuta, kulloji dhe thaji me ajër të nxehtë.
Bëjnë dush, bashkë me xhinset e veshura
Gjithsesi, është një proces i ngjashëm me atë më sipër, vetëm që duhet të futesh bashkë me xhinset në një vaskë me ujë të nxehtë sa mund ta durosh, të presësh sa të ftohet, pastaj të presësh sa copa të thahet. Duket si një metodë kundër ndonjë sëmundjeje, por nuk është aspak çmenduri krahasuar me shumën që ke harxhuar për xhinset e blera në Paris.
I lajnë në procesin e ndaluar
Edhe nëse nuk je eksperte e larjes me lavatriçe, e di që cikli me ujë të nxehtë është i ndaluar. Mund të lësh lavatriçen të merret me ngushtimin e xhinseve duke e graduar në temperaturën më të lartë. Kjo funksionon më mirë në xhinset me përqindje më të lartë pambuku, pa zbutës.
Eksperimentojnë
E zëmë se ke belin e ngushtë dhe vithet e gjëra, si t’ia dalësh që në mënyrë selektive t’i zgjerosh dhe t’i ngushtosh xhinset në shtëpi? Përziej 3/4 filxhan ujë të nxehtë dhe 1/4 zbutës, hidhe përzierjen në një shishe me kapak spërkatës dhe tunde për ta përzierë. Spërkat pjesën që do ta ngushtosh me këtë përzierje dhe thaji me një pajisje të graduar në temperaturën më të lartë të mundshme.
U bëjnë operacion të fshehtë
Kur janë shumë të ngushta te pjesa e mesit, jepi një prerje pingule mesit që ta lirosh. Dhe shtoju pak copë nëse nuk mendon që mesi yt ka nevojë për ajrosje. Nëse do t’i ngushtosh në mes, vendos një shirit llastiku në pjesën e brendshme duke e tërhequr dhe duke e qepur me makinë në formë zigzage nga qendra në skaj, në të dyja anët. Kur të mblidhet do të tërheqë edhe xhinset.
Mund edhe të evitoni këto eksperimente dhe thjeshtë ti dërgoni tek rrobaqepësja.