-3.2 C
Priština
More

    Ushqimet që ngrisin disponimin

    spot_imgspot_img

    Tashmë kur qëndrojmë gjatë gjithë kohës të mbyllur në shtëpi, mendja na rri më shpesh tek ushqimi. Megjithatë duhet të kemi kujdes se çfarë konsumojmë. Të dhënat tregojnë se ushqimet ndikojnë edhe në disponimin që do të kemi.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për ushqimet më të mira që do të përmirësojnë humorin tuaj dhe do të shuajnë nepsin e karantinës.

    Vezët

    Janë shumë të pasura me proteinë.

    Ato ju mbajnë të ngopur gjatë dhe ofrojnë kolinën e cila njihet për aftësinë natyrale për të përmirësuar humorin.

    Vezët janë të pasura edhe me amino acide, magnez, zink dhe acide yndyrore omega-3 që luftojnë ankthin.

    Kosi

    Mund të tingëllojë e çuditshme por stomaku është vendi ku burojnë të gjitha emocionet.

    Në stomak ndodhen transmetuesit nervorë që janë përgjegjës për humorin. Kosi është i nevojshëm sepse përmban probiotikë që e mbajnë stomakun të kënaqur dhe të ngopur.

    Kosin mund ta hani në mëngjes, drekë apo edhe në darkë.

    Frutat e Pyllit

    Frutat e pyllit janë të një rëndësie thelbësore kundër humorit të keq, sepse përmbajnë shumë antioksidantë.

    Frutat e pyllit mund t’i përzieni me kos në një mikser, të shtoni pak mjaltë dhe t’i dorëzoheni kënaqësisë së plotë që ju fal një kombinim i tillë magjik.

    Bananja

    Bananja kushton pak dhe ofron shumë vlera për shëndetin në përgjithësi, aq sa edhe për përmirësimin e humorit në veçanti.

    Ato janë të pasura me fibër që është e dobishme për shëndetin e stomakut por edhe vitaminën B6 e cila ndihmon në sekretimin e hormoneve të lumturisë, siç është serotonina dhe dopamina.

    Tërshëra

    Drithërat e plota kanë tendencën të ruajnë qëndrueshmërinë e niveleve të sheqerit në gjak, sepse ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve. Kjo do të thotë se humori juaj nuk do të pësojë luhatje pas ushqyerjes.

    Tërshëra është e pasur edhe me hekur, një mineral i dobishëm kundër çrregullimeve të humorit.

    Arrorët

    Njerëzit që konsumojnë arrorë rregullisht, por pa e tepruar janë 23 përqind më pak të rrezikuar nga depresioni.

    Kjo i atribuohet amino acidit triptofan që prodhon serotoninë. Bajamet, arrat dhe farat e pishës janë ndër arrorët më të mirë për t’i rezistuar plogështisë emocionale gjatë karantinës.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...