Skuqje, irritim, pucrra janë shfaqje të shpeshta në zonën e bikineve si pasoja të depilimit me shkumë për rroje. Përderisa ju mundon lëkura e ndjeshme rekomandojmë të përgatisni vetë shkumë për rroje, e cila përmban përbërës natyrorë me afat të pakufizuar përdorimi.
Depilimi me shkumë shtëpie mund të jetë më i lehtë dhe pa pasoja.
Baza e kësaj shkume ideale për depilim të pjesëve të bikineve është natyrale, nga vaji natyral që i jep lëkurës lagështi dhe butësi me anë të të vajrave të susamit, ullirit, jojobinit, kokosit apo të bajameve.
Përvec kësaj, vaji i kokosit i jep edhe aromë të mirë shkumës, e përvec kësaj ky lloj depilimi e mbron lekuren nga tharja. Një përbërës i rëndësishëm është edhe aloa vera, e cila e qetëson dhe efreskon lëkurën.
Përbërësit e kësaj shkume natyrale për depilim:
- Gjysëm filxhani vaj jojobin apo vaj bajamesh
- 7-8 lugë caji vaj kokosi
- gjysmë filxhani xhel “aloa vera”
- gjysmë filxhani sapun natyral të lëngshëm
- 4 lugë caji sodë bikarboni
- dy pika vaj eterik limoni ose levande
Përgatitja:
- Vini në një enë vajin e kokosit dhe vajrat dhe përziejeni në një temperaturë të caktuar derisa të vlojë.
- Pastaj, duke e përzier ngadalë, kësaj mase gradualisht shtojani aloe verën, sapunin dhe sodën bikarbone.
- Në fund shtoni edh epikat eterike dhe vendoseni në një kavanoz qelqi, mbylleni hermetikisht dhe ruajeni në temperaturë dhome.
Afati i përdorimit i këtij preparati është i pakufizuar. /kosovarja.ch/