Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ka disa ditë që gjendet në karantinë, për shkak të numrit të të infekuarve nga COVID-19. Megjithatë komuna ka menduar një formë të argëtimit të qytetarëve të saj.Të shtunën (25 prill 2020), nga ora 20:30, këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu, do të performojë live.
Koncerti i tij do të mund të ndjeket drejtpërdrejt, përmes rrjeteve sociale dhe në kanalin televiziv Klan Kosova.
Ndërsa mbetet të shihet se nga cili vend do të performojë këngëtari ikonë i Prishtinës.