Bebe Rexha është emër i njohur në ndërkombëtarisht. Ndonëse yll botëror në muzikë, ajo nuk harron asnjëherë të tregojë që është shqiptare nga Dibra e Maqedonsië së Veriut.Së fundmi, këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, ka sjellur disa fotografi të fëmijërisë, gjatë qendrimit në vendin e prejardhjes.
Ajo çfarë këngëtarja vë në pah me këtë postim në Instagram, është prerja e flokëve që i është bërë.
“Kthim prapa në këtë shkurtim të flokëve që më është bërë gjatë udhëtimit tim në shqiptari shikoni se sa të gjata ishin para se të mi prenin” – ka shkruar Bebe.
30 vjeçarja ka lindur dhe jeton e vepron në New York të SHBA-së.