Uta Ibrahimi është emër i njohur për të gjithë. Ajo është femra e parë shqiptare që ngjiti majën më të lartë në botë, Mont Everestin (8848M).Historia e saj është e mbushur me përplot ngjitje nëpër male me terene sfiduese. E këtë, përmes një libri me ilustrime, tani do të mund ta lexojnë të gjithë fëmijët.
Autorja Tefta Kelmendi, për ditën e tokës, ka sjellë veprën “Uta e Maleve”.
Vet personazhja, Uta, është shprehur shumë e lumtur për botimin e librit.
“Në këtë kohë pandemie edhe ma shumë po ia dijm vlerën nanës natyrë” – ka shkruar ajo në Facebook. “Sa mirë me kon model inspirimi për shumë fëmijë që andrrat e tyne mujn mi zbërthy n’ambicie.” – shtoi më tutje.
Alpinistja, emri i vërtetë i së cilës është Flutura, përveç dashurisë ndaj maleve, është edhe ekonomiste.