2.2 C
Priština
More

    Tradita të çuditshme që ekzistojnë në botë

    spot_imgspot_img

    Secili popull ka tradita dhe zakone të veçanta, që e bëjnë dallimin nga të tjerët. Disa nga këto mund të jenë goxha të çudishme.

    Në Meksikë, është më mirë t’i përmbahesh një trëndafili të kuq tradicional sepse një trëndafili të verdhë, do të thotë vdekje në kulturën meksikane.

    Në indi nuk ka letra tualeti. Krejt çfarë përdoret në banjo, është një govë e vogël me ujë që gjendet pranë guacës.

    Në Indonezi nuk e përdorin banjon pas martesës. Në Tidong të këtij vendi, konsiderohet fat i keq për martesën, nëse çifti shkon në banjo 3 ditë pas kurorëzimit.

    Nëse udhëtoni për në Maasai do të ju përshëndesin duke ju pështyrë. Në fisin Kenyan Maasai është mënyra e zakontë e përshëndetjes dhe e respektimit.

    Në Gjermani, thyhen pjatat para fejesës. Disa javë para një martese gjermane, zhvillohet një traditë e njohur si Polterabend. Vizitorët e çiftit sjellin qeramikë e cila shkatërrohet në shtëpinë e çiftit. Më pas, nusja dhe dhëndri duhet të pastrojnë rrëmujën, një veprim i cili besohet se sjell fat të mirë dhe inkurajon punën ekipore për martesën e tyre të ardhshme.

    Në Danimarkë, nëse një person mbetet beqar në ditëlindjen e tij, miqtë e tyre do t’i bëjnë dush me kanellë. Tradita është një referencë për tregtarët danezë të erëzave, të cilët shpesh nuk kishin kohë për martesë për shkak të udhëtimeve të tyre rreth kontinentit.

    Në Hungari nuk i cakrrojnë gotat para se të pijnë. Kjo traditë historike vjen që nga viti 1848, kur Austria mundi revolucionin hungarez dhe festoi duke cakrruar gotat. Si rezultat, hungarezët vendosën të mos i cakrronin gotat për 150 vjet.

    Në Francë, beqaret veshin kapele qesharake. Në ditëlindjen e 25-të, gratë mbajnë kapele të gjelbërta dhe të verdhë, të cilat nënkuptojnë mençurinë dhe besimin.

    Në Afrikën e Jugut, për vitin e ri, njerëzit hedhin orenditë nga dritarja, në rrugë. Kjo traditë monitorohet nga forcat e policisë për të siguruar që askush të mos lëndohet.

    Në Finlandë takimet biznesore bëhen në saunëS e cila është një pjesë e madhe e kulturës finlandeze.

    Mos e përdorni dorën e majtë gjatë ushqimit në Arabinë Saudite. Në një numër vendesh të Lindjes së Mesme, përshëndetja ndaj dikujt ose ngrënia me dorën e majtë të dikujt mund të konsiderohet e vrazhdë dhe jo sanitare.

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...