Disa fëmijë janë të dobët dhe më vështirë i përballojnë ndryshimet e kohës dhe kjo ndodh për shkak të imunitetit të tyre të dobët. Në qoftë se do të ndiqni disa këshilla të rëndësishme, do t’i shmangeni vizitës së shpeshtë të mjekut, gripit, ftohjes dhe fëmija juaj do të jetë më i rrezistueshëm.
Mjekët do t’ju këshillojnë që t’i detyroni fëmijët t’i pastrojnë duart rregullisht dhe t’i vaksinoni ata. Por, a është kjo gjithcka?
As përafërsisht jo. Për të qenë sa më i fortë imuniteti i fëmijë suaj dhe për t’u mbrojtur nga shumë sëmundje, nevojiten: ushqim i shëndetshëm, ushtrime, gjumë të rregullt, mjedis pa stres etj.
Ushqimi
Natyrisht, së pari, e rëndëasishme është se cfarë ha fëmija juaj. Imunitetin e fëmijës mund ta “rënojnë”: sheqeri i tepërt, lëngjet e gazuara, ëmbëlsirat, madje edhe ato lëngjet e shëndetshme por tejet të ëmbla. Një hulumtim i universitetit Loma Linda ka treguar se konsumimi i tepër i sheqerit e zvogëlon mundësinë e qelizave të bardha të gjakut për të luftuar me bakteriet. Sheqeri, gjithashtu, i ushqen bakteriet patogjene në zorrë, gjë që rrit mundësinë e paraqitjes së sëmundjeve. Prandaj, shumë e rëndësishme është që fëmijët të konsumojnë ushqim të shëndestshëm. Uji i pastër dhe uji me limon është gjithmonë më i mirë se lëngjet përplot me sheqer. Jepuni atyre vishnje për të ngrënë.
Ushtrimet
Fatkeqësisht fëmijët kalojnë shumë kohë përpara TV, kompjuterit, por edhe tabletit. Ndërsa gjithnjë e më pak me lojrat zbavitëse në oborr a në park. Disa fëmijë, madje kanë harruar se ç’është topi. Ushtrimet janë po aq të rëndësishme sa edhe ushqimi i shëndetshëm. Ushtrimet te fëmijët, sikurse te të rriturit, e pastrojnë organizmin, e forcojnë gjakun, e rregullojnë qarkullimin e gjakut.
Lojërat jashtë shtëpisë në ditët e bukura me diell janë më të dobishmet, pasi në atë mënyrë fëmija e merr edhe vitaminën D.
Stresi dhe gjumi
Sikurse të rriturit, edhe fëmijët mund të jenë nën presion. Qëllimet e larta, detyrat e reja në shkollë, fitorja e ekipit, paraqitja e parë publike, problemet në shkollë, pucrrat, puberteti. Të gjitha këto mund të ndikojnë në rënien e imunitetit. Bisedoni me fëmijët, por mos i ngarkoni dhe mos i kritikoni tepër. Le të shohin te ju gjithmonë një shok. Mësoni edhe se si ta dalloni stresin te fëmija juaj.
Natyrisht, edhe përkundër këtyre masave preventive, fëmija juaj do të sëmuret (por shumë më rrallë) dhe kjo është krejtësisht normale, e ju gjithmonë do të jeni pranë tyre për t’i ndihmuar. /kosovarja.ch/
Një dozë e shëndetshme e vitaminës C, do të mbrojë trupin tuaj nga infeksioni dhe do të ruaj kockat dhe dhëmbët e shëndetshëm, si dhe ngjallë aftësinë e trupit për të riparuar plagët.
Pico C pika, dozë e përshtatshme pediatrike prodhuar në Itali. Për më shumeë informata, klikoni këtu…
[divide]