Kujdesi në shtëpi për personat e infektuar ose që dyshohen të infektuar me COVID-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë;Nëse jeni i sëmurë me ethe dhe me kollë, lani shpesh duart me ujë e sapun ose me alkool.
Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në punë, në shkollë ose në vende publike.
Pushoni, pini lëngje dhe ushqehuni shëndetshëm.
Qëndroni në një dhomë të veçuar nga anëtarët e tjerë të familjes. Nëse kjo është e pamundur, përdorni një maskë mjekësore dhe qëndroni të paktën 1 metër larg tyre.
Mbajeni dhomën të ajrosur mirë dhe nëse është e mundur përdorni një banjë të veçantë.
Kur kolliteni ose teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin e përkulur ose përdorni një letër të butë me një përdorim të cilën duhet ta hidhni menjëherë në koshin e mbeturinave.