-0.4 C
Priština
More

    Fitoni vetulla të shpeshta në mënyrë natyrale

    spot_imgspot_img

    Vetullat janë një pikë e dobët e e secilës femër. Zakonisht ato që kanë vetulla të holla, tentojnë të rregullojnë formën duke i ngjyrosur, e madje edhe duke i bërë tatuazh.

    Por ekzistojnë disa mënyra të tjera natyrale për të shtuar vetullat.

    Vaji i kokosit është i pasur me vitaminë E dhe hekur që mundësojnë të forcojnë dhe të shpejtojnë rritjen e qimeve. Merrni ca pika nga ky vaj dhe masazhoni vetullat me majet e gishtërinjëve. Mbani gjatë gjithë natës dhe në mëngjes pastrojeni fytyrën. Përsëriteni këtë sa më gjatë që mundeni.

    Vaji i kastorit i pasur me proteina, vitamina dhe antioksidantë, nxit rritje shumë të shpejt të vetullave, për çka njihet tradicionalisht. Metoda e përdorimit është e ngjashme me atë të vajit të kokosit. Ca pika vaji masazhoni në vetulla dhe mbani nga 30 minuta deri gjatë gjithë natës. Largojeni vajin me pastrues makiazhi dhe më pas pastrojeni fytyrën. Preferohet çdo ditë para gjumit.

    Vaji i ullirit i pasur me vitaminë A dhe E, ndihmon në shpeshtim të vetullave. Aplikimi është i njëjtë sikur dy vajërat tjera.

    Aloe Vera ka veti hidratuese që mundëson rritje të shëndetshme të vetullav. Tentoni të përdorni lulen dhe jo xhelin e përpunuar. Vendoseni në vetulla masën e nxjerrë nga brendësia e gjetheve, lëreni të qëndrojë në vetulla për 30 minuta dhe pastrojeni me ujë të vakët. Përdoreni për disa javë rresht.

    Limoni është i pasur me vitaminën B, atë C, acidin folik dhe të tjerë ushqyes që janë të nevojshëm për rritje të vetulalve. Preni një copë limoni dhe fërkojeni në vetulla. Mbajeni për 20 minuta dhe pastrojeni me ujë të vakët.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...