Përbërësit për shtresën e parë:
28 biskota Oreo
5 lugë gjelle gjalpë të nfurtë
Për kremën:
1 ½ gotë pana (ajkë e ëmbël)
1 ½ gotë sheqer pluhur
2 gota djath krem
Përgatitja:
Biskotat bluani imët dhe përzijini me gjalpën.
Në këllëfin për ëmbëlsira shtrijeni këtë masë dhe shtypeni mirë.
Gjersa shtresa e krijuar të pushoj, ju bëni gati kremën. Me mikser përzieni ajkën dhe sheqerin pluhur. Më pas shtoni edhe krem djathin. Përzieni mirë deri sa të krijohet një masë e dendur kremoze.
Më pas hidheni mbi shtresën e parë, dhe sipër dekorojeni me disa oreo të tjera, sipas dëshirës.