5.5 C
Priština
More

    Mirësjelljen mos e ngatërroni me dashuri

    spot_imgspot_img

    Jo rrallë herë, njerëzit mund të keqkuptojnë mirësjelljen për dashuri. Do të ishte mirë që ky konfuzitet të menjanohet dhe të mos gënjeni veten. Gjestet që janë listuar më poshtë, mund të jenë vatër e keqkuptimit, për çka duhet të keni kujdes.

    Kur ai pëlqen fotot e tua në Instagram

    Nisuni nga vetja që edhe ju do t’i jepnit “like” një fotoje profili të dikujt që e njeh, nëse ka dalë bukur. Ose s’i pëlqen fare ajo foto, por e pëlqen sa për respekt. Prandaj konsiderohet së like-t tani s’i kursen njeri, të gjithë u bëjnë like të gjithëve dhe madje, ndonjëherë na pëlqejnë pikërisht ata që nuk u bëjmë like.

    Kur pëlqen çfarëdolloj gjëje tënden në rrjetet sociale

    Kjo s’do të thotë gjë. Mund të kesh një profil interesant për të por, kjo nuk do të thotë se i pëlqen.

    Kur ai të qëras

    Mos ngatërroni situatat kur dilni të dy me idenë për t’u njohur, dhe tjetër gjë kur vetëm ti del me idenë për t’u njohur me të. Por edhe kur dilni si miq, qërasja me pije, është minimumi që dikush mund të bëjë. Bëni mirë ta qërasni ju herën tjetër.

    Kur ai të pyet a ke ndonjë plan të premten

    Mos u gëzoni nga kjo pyetje! Ndoshta po shikon çfarë mundësi ka për atë natë, dhe ti je një prej opsioneve.

    Kur të merr në orën 1 të natës dhe kërkon të të takojë

    Kjo nuk është dashuri dhe quhet „takim nate“. Të tjerat mendojini vet.

    Kur t’i kthen mesazhet në sekondë

    Mbase i ka qëlluar telefoni në dorë ose thjesht po të përgjigjet. Po të ishte më i interesuar, do të mendohej pak më shumë përpara se të të kthente.

    Kur të kap dorën në rrugë

    Mund të jetë thjesht një përpjekje për të krijuar afrimite fizik.

    Kur sillet mirë

    Këtu ngatërrohemi gjithmonë ne. Ndoshta është thjesht djalë i mbarë, ndoshta nuk është fare i mbarë, por është i sjellshëm, me të gjitha.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...