Njerëzit po tregojnë se janë mjaft kreativ gjersa qëndrojnë të mbyllur në shtëpi. E këto ide të tyre mund t’i gjeni në të gjitha rrjetet sociale.
Maniakët e modës kanë shpikur një fustan interesant i cili shumë shpejt u bë trend i ri. Një jastëk dhe një rrip është ajo çfarë ju duhet që të jeni “IN” në këto momente.
Mjafton që të shkruani në instagram #pilloëdress dhe do të shihni llojllojshmëri fustanesh prej jastëku.