-2.1 C
Priština
More

    Mitet për kujdesin e fytyrës që nuk duhet t’i dëgjoni

    spot_imgspot_img

    Këshillat për fytyrë janë nga më të ndryshmet që dëgjoni çdo ditë. Por ajo çfarë duhet të bëni si fillim është të mos bini pre e miteve në lidhje të. Ju paqaresim ato më të njohurat.„S’duhet ta lani fytyrën gjatë dushit“

    Mund ta bëni lirisht për aq kohë sa tregoni kujdes me të. Mos përdorni shumë ujë të nxehtë apo sapun që mund ta acarojë lëkurën.

    „Duhet ta lani gjithmonë fytyrën dy herë në ditë“

    Kjo varet vetëm nga lloji juaj i lëkurës. Lëkura e thatë ose ajo e ndjeshme mund të lahen vetëm gjatë mbrëmjes ndërsa lëkura e yndyrshme kërkon të lahet të paktën 1 herë në ditë. Sidoqoftë, në rastet e një make up të rëndë apo kur ktheheni nga palestra, duhet patjetër ta lani para gjumit.

    „Produktet që përdorni janë efektive vetëm nëse ndjeni në fytyrë një djegie të lehtë apo një tërheqje pas përdorimit”

    Kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje duhet të shihni me kujdes përbërësit dhe të flisni me dermatologun tuaj.

    „Larja e fytyrës me sapun dhe ujë është rutinë që duhet ndjekur“

    Jo! Sapunët e thjeshtë janë për larje të përgjithshme. Fytyra jote është unike pasi një sapun jo i përshtatshëm mund të shkatërrojë pH e lëkurës apo të shkaktojë irritime në të.

    „Ke akne sepse s’e lan fytyrën çdo ditë“

    Edhe pse larja kërkon vëmendje të veçantë sepse parandalon përhapjen e akneve, ka plot faktorë të tjerë që ndikojnë tek to. Mund të jenë horomonet, apo gjenet.

    „S’duhet të përdorësh peshqir për të tharë fytyrën.“

    Kjo vlen vetëm në 2 raste. Nëse peshqiri që po përdorni nuk është i pastër dhe ka baktere dhe së dyti nëse materiali i tij është ekstremisht i ashpër dhe acaron lëkurën.

    „S’ka nevojë t’i lani duart para se të lani fytyrën“

    Këtë natyrisht që nuk do ta besoni.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...