Këngëtarët që i përkasin zhandreve të ndryshme muzikore, Sinan Vllasaliu dhe Genc Prelvukaj, kanë paralajmëruar këngën e tyre të re.
Këta nuk kanë bërë të ditur të tjera detaje rreth këngës e as datën e saktë kur do të lansohet ajo.
“Për pak ditë e keni në Youtube” – ka shkruar Prelvukaj në Instagram.
Ndërsa këngëtari Vllasaliu, fotografinë e përbashkët me Gencin, e ka përcjellë me pak humor.