Përhapja e shpejtë e pandemisë COVID-19, ka bërë që njerëzit të shqetësohen më tepër për shëndetin e tyre. Rrjedhimisht, të gjithë janë në forcojnë imunitetin e tyre. Në vazhdim ju sjellim ushqimet që sipas Daily Health Post, përmirësojnë sistemin tuaj imunitar.
Organizmat probiotikë pretendohet se ofrojnë disa veti funksionale që përfshijnë stimulimin e sistemit imunitar.
Varietetet organike me cilësi të lartë të kosit janë më të mirat, vetëm sigurohuni që të bleni ato pa përmbajtje sheqeri. Kosi përmban vitaminën D, i cili është shumë i mirë për sitemin tuaj imunitar.
Hudhra
Hudhra është e njohur për vetinë e ngritjes së sistemit imunitar.
Ajo mban një pozitë të veçantë në histori, duke qenë e njohur për potencialin terapeutik. Ndonëse ka suplimente të ndryshme të hudhrës, asgjë nuk është e krahasueshme me dozën e hudhrës së freskët natyrale.
Tërshëra dhe elbi
Tërshëra dhe elbi, është vërtetuar se përmirësojnë funksionin imunitar te kafshët. Fibrat e tretshme të tërshërës të kombinuara rrisin funksionin imunitar dhe ulin rrezikun e infeksionit, veçanërisht infeksionit të frymëmarrjes.
Posedimi i dozës së madhe të fibrave, bën që sistemi i tretjes të punojë mirë dhe kjo ndikon në mireqenien e tërësishme shëndetësore.
Çaji i gjelbër dhe i zi
Çaji i gjelbër është treguar se mbron nga disa sëmundje degjenerative dhe vepron si një modulues imunitar në funksionimin imunodik të shkaktuar nga tumoret e transplantuara ose nga trajtimi kancerogjen”.
Ai është gjithashtu i lidhur me parandalimin e kancerit të mushkërive, zorrës së trashë, ezofagut, gojës dhe stomakut. Paralelisht zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve kronike.
Ndërsa çaji i zi konsiderohet të ketë të njëjtat efekte, në shkallë më të ulët.
Embrion gruri
Mos konsumimi i këtij produkti, ka rezultuar që mund të shkaktojë pasoja serioze në sistemin imunitar. Shkenctarët e kanë vërtetuar këtë duke ushqyer minj, të cilët kanë rezultuar me ngritje të shpejtë të imunitetit pas konsumimit të embrionit të grurit.
Vitamina C
Shumë njerëz zgjedhin që ta marrin përmes tabletave, por vitamina C gjendet në shumë ushqime si portokaj, spinaq, shegë, brokoli e domate.
Faktet kanë treguar se marrja e sasisë së duhur të vitaminës C dhe zinkut shkurtojnë kohëzgjatjen e infeksioneve të traktit respirator dhe ftohjet e zakonshme.
Xhenxhefili
Shumica e efekteve shëndetësore të xhinxherit lidhen me vetitë e saj anti inflamatore dhe si anti oksidant, por ai rezulton në ngritje të imunitetit gjithashtu.
Ai ka dëshmuar se ka potencial në trajtimin e sëmundjeve në tretje, çrregullimeve kardiovaskulare, të vjellave e kancerit.