2 gota miell
1 lugë gjelle sodë buke
1lugë kanellë pluhur
1lugë pluhur për pjekje
1 lugë çaji kripë
½ e lugës së çajit arrë muskati
4 vezë
1 gotë sheqer i kaftë
1 gotë vaj
1 lugë gjelle ekstrakt të vanilës
3 karrota të grira
1 gotë arra të copëtuara
1 lugë gjelle rrush të thatë
Për kremin:
2 pako djath mascarpone
200 ml pana (ajkë për ëmbëlsira)
Pak ekstrakt të vanilës
Përgatitja:
Në një enë vendosni miellin, sodën e bukës, pluhurin për pjekje, kanellën, kripën dhe arrën e moskatit. Përzijini mirë dhe shtoni karrotat dhe arrat
Në një enë tjetër vendosni vezët sheqerin, vajin dhe vanilën. I përzieni mirë me tel kuzhine, derisa të fitoni masë kremoze.
Më pas vazhdoni me përzierjen e të dyja masave në një vend.
Enën për pjekje lyjeni me pak vaj dhe hidhni sasi të vofël të miellit.
Ëmbëlsira duhet të pjeket në temperaturë 180 gradë celcius për rreth 1 orë.
Krema përgatitet duke rrahur me mikser të gjithë përbërësit derisa të krijohet masë homogjene në formë kremoze.
Me të ëmbëlsira duhet të lyhet në mes dhe mbi. Pas lyerjes, sipër mund t’i hidhni edhe arra të copëtuara.