-0.8 C
Priština
More

    Gjurmët e shputave të bebes suaj në brum të kryposur – një dhuratë e shkëlqyer

    spot_imgspot_img

    Nëse kërkoni dhuratë të përkyer për gjyshet, gjyshërit dhe pjestarët e ngushtë të familjes, gjurmët e shputave të fëmijës tuaj të shtypura në brum të kryposur mund të jenë gjëja më e bukur që mund t’ua dhuroni, dhe gjithë këtë mund ta bëni vetë.

    Gjurmët e shputave janë dhurata të shkqlyera për ditën e nënës, ditën e babait ose ditlindjet, dhe me këtë dhuratë mesiguri nuk do të gaboni. Ndihmojini fëmijët tuaj që ta bëjnë, sepse është më shumë se sa e thjeshtë. Këtë ide e kemi gjetur në blogun Squidoo.

    Materiali i nevojshëm:

    •  Një gotë krypë
    • Një gotë miell
    • Gjysëm gote ujë

    Të gjitha përbërjet vendosni në një enë dhe përzijini mirë, duart e vogla të ndihmësit tuaj janë sikur të krijuara për këtë punë. Vetë vlerësoni se a është e nevojshme që të shtoni ende ujë, miell ose krypë, ndërsa brumi duhet në fund të ngjajë me plastelinën.

    Kur më në fund e keni bërë brumin, në fletën e yndyrosur që e keni vënë në furrën për pjekje, nga brumi formoni një zemër të madhe, lule, flutur ose çfarëdo tjetër që doni, dhe lejoni fëmijët që në brum të vejnë shputat e tyre të vogla të zbathura.

    Nëse keni një fëmijë, le t’i shtypë të dy shuptat, ndërsa nëse keni dy apo më shumëm fëmijë, të gjithë ta shtypin vetem njërën shputë në brum.

    Mbi sejcilën gjurmë të shputës shkruani emrin e fëmijës me ndihmën e thikës ose bishtit të lugës, ndërsa diku kah mesi shënone edhe vitin si përkujtues.

    Brumin mëpastaj pjekne tre orë në furrë, në temperaturë 100 gradë celzius. Nëse bëni një zemër të madhe, në vend dy apo tri të voglaa, sigurisht se duhet lënë më shumë orë të piqet. Pas tre orësh shikoni a ka mbetur ende lagështirë në brum. Nëse ka mbetur, rrotullone brumin dhe pjekne edhe nje orë.

    Kur brumi është pjekur, hiqne nga furra, lëreni që të ftohet tërësisht dhe pastaj filloni me ngjyrosjen. Le të përzgjedhin fëmijët ngjyrën që dëshirojnë dhe lejojani atyre që ta ngjyrosin brumin në formë të zemrës sipas dëshirës së tyre (sidoqoftë ajo është dhurata e tyre).

    Pas kësaj, lene ngjyrën të thahet tërësisht dhe dhuratën mbështilleni bukur.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...