“Mrekullia në qelinë numër 7” është prodhim i Netflix, në vitin 2019. Por tani në periudhën e izolimit, ai po shikohet nga të gjithë. Madje ka hyrë në top 10-shen e kësaj platforme për këtë javë.
Fabula e saj flet për një dashuri të pastër mes vajzës Ova dhe babait të saj, Memo, i cili ka ngecje mendore, e madje stërgjyshja e saj i thotë se i ati ka të njëjtën moshë me të.
Lumturia e kësaj familje prishet kur ky i fundit burgoset gabimisht për vrasjen e një vajze të vogël e cila ishte moshatare e Ovës dhe dënohet me vdekje.
Dashuria e madhe mes Ovës dhe babait të saj, bën që të gjithë të ndihmojnë në lirimin e Memos.
Lingo – lingo (pa ndonjë kuptim), shisheleri (në shqip: shishe) janë përshëndetja e Ovës dhe Memos, e cila është frazë e një kënge të vjetër turke.
Ky film nuk është i bazuar në ngjarje të vërtetë, por një version korean është publikuar paraprakisht në vitin 2013.