Dietat janë nga më të ndryshmet. Por gjithmonë duhet të kërkohet për ato që nuk e dëmtojnë shëndetin. E pikërisht përmes rregullave të shëndetshme, mund të dobësoheni brenda 24 orëve.
Konsumoni shumë ujë gjatë gjithë ditës (rreth 8 gota në ditë). Madje edhe konsumoni pemë dhe perime që kanë nivel të lart të ujit si shalqiri, rrugshi apo trangujt. NË këtë formë ju do të mbani trupin dhe lëkurën tuaj të hidratuar dhe të pastër.
Shmangia e ushqimeve me përmbajtje sheqeri pakëson kaloritë dhe ngritjen e sheqerit në gjak.
Fasulet, qepët, brokoli, janë vetëm disa nga produktet që shkaktojnë fryerjen e stomakut. Këtu bëjnë pjesë edhe pijet e gazuara. Prandaj shmangni ato që të eleminoni barkun e fryrë.
Ushtrimet fizike janë tejet të rëndësishme në të qenit fit. Ju do të përshpejtoni metabolizimin dhe do të tonifikoni trupin tuaj.
Flini 8 orë gjumë gjatë natës. Kur plotësoni nevojën e trupit me gjumë, ju do të keni trup të relaksuar dhe mendje të shëndoshë.