Këngëtarja kosovare Kida, po përfillë thirrjen e të qëndruarit në shtëpi.
Së fundmi ajo ka postuar disa fotografi duke pozuar në shtëpi, me veshje sportive.
Edhe këtë herë, Kida nuk ka ngurruar të tregoj linjat e saj të formësuara trupore.
Por në shkrimin me të cilin i ka përcjellë këngëtarja fotot në Instagram, tregon se është mërzitur duke qëndrua brenda.
“Në shtëpi e mërzitur, e ti?” – shkruan Kida në anglisht.
Ditë më parë, Kida, emri i vërtetë i së cilës është Orhidea, ka treguar se ka përfunduar këngën e re. Por Coronavirusi, i ka shtyrë xhirimin e videoklipit.