1.4 C
Priština
More

    Ndryshimet trupore që gratë duhet të marrin parasysh

    spot_imgspot_img

    Gjatë jetës, gruaja përjeton ndryshime të shpeshta në trup. Ciklet jetësore përcillen me ndryshime, por janë disa për të cilat duhet të shqetësoheni.

    Barku juaj është i fryrë – për shumë gra fryrja e barkut është normale në kohën kur presin ciklin menstrual. Por nëse nuk jeni në ato ditë, e e keni barkun e fryrë për më shumë se dy javë, kjo mund të jetë në simptomë që diçka nuk po shkon si duhet me trupin tuaj. Shpeshherë fryrja e barkut lidhet me kancerin e gjirit dhe të vezoreve.

    Keni puçrra në fytyrë  dy javë përpara ciklit, trupi i një gruaje fillon e rritë nivelin e estrogjenit dhe progesteronit. Për shkak të ndryshimit të vlerave hormonale, paraqiten puçrra në mjekërr që largohen shumë shpejtë. Por, nëse puçrrat që keni në nofull dhe në mjekër nuk largohen, është e udhës të kontrolloheni tek mjeku, pasi mund të keni probleme hormonale.

    Nuk keni uri – ndiheni e ngopur tërë kohën dhe nuk iu ka ëndja të hani ato ushqime që dikur i donit. Nëse keni humbur apetitin, ndodh që është për shkak të ndonjë problemi shëndetësor.

    Keni shumë ftohtë apo shumë të nxehtë – nëse nuk ndiheni rehat me temperaturën e dhomës, kjo mund të ndodh për shkak të disbalancës hormonale. Një prej arsyeve për këtë çrregullim të hormoneve është për shkak të nivelit të estrogjenit, një hormon që rregullon sistemin riprodhues tek gratë. Madje, pikërisht estrogjeni ndikon edhe në temperaturën e trupit. Kur keni nivel të ulët të estrogjenit, keni të nxehtë, kur keni nivel të lartë të këtij hormoni, keni të ftohtë.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...