“Future Nostalgia” është albumi i dytë i Dua Lipës.
Në pamundësi për promovim me koncerte e paraqitje të tjera, këngëtarja po i shfrytëzon rrjetet sociale dhe platformat muzikore për ta shpërndarë albumin e saj.
Albumi përmban dhjetë këngë, katër prej të cilave adhururuesit e këngëtares kanë patur mundësinë t’i dëgjojnë që nga fillimi i vitit.
Dua është shprehur se ky album ju mundëson fansave të vallëzojnë më shumë se albumi i parë i saj, ndërsa këngët kanë përmbajtje dashurie dhe romance.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka shfrytëzuar edhe rastin e publikimit të albumit, që të bëj thirrje tek njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi, si mbrojtje nga Coronavirusi.