-2.4 C
Priština
More

    Maska natyrale për kaqurrelat

    spot_imgspot_img

    Flokët kanë nevojë për kujdes më të veçantë sesa vetëm larja dhe përdorimi i balsamit. Ato kanë nevojë edhe për lëndë ushqyese dhe hidratim, për shëndet dhe shkëlqim. Kujdes më të madh kërkojnë flokët kaqurrela, për të cilat më poshtë gjeni dy receta të maskave.

    Maskë me vaj të arrës së kokosit, tranguj dhe vezë. Kalojeni në frulator një vezë dhe një trangull të vogël (pjesën e brendshme të tij). Më pas shtoni një lugë gjelle të vajit të kokosit dhe përzijeni derisa të krijoni masë kremoze. Vendoseni në flokët tuaj, masazhojeni kokën për 5 minuta dhe lëreni të veprojë për një orë. Më pas lani flokët me shampon.

    Maskë me birrë dhe limon. Fillimisht zijeni një litër ujë dhe kur ta largoni nga zjarri, i shtoni një kanaçe birrë dhe lëngun e një limoni të shtrydhur. Vendoseni të zihet në temperaturë të ulët edhe për 2 minuta. Pas ftohjes hidheni në tërë flokët. Këshillohet të përdoret dy deri tri herë në javë, ndërsa gjatë aplikimit nuk duhet të ekspozoheni në diell.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...