2 lugë vaj ulliri
1 qepë e grirë
1 degë selino, e grirë
2 thelpinj hudhra, të grira
3 lugë gjelle miell misri
Brokoli të ndara në lule
1 karrotë e grirë në rende
1 litër lëng mishi të viçit
Kripë dhe piper të zi
Përgatitja:
Ngrohni tenxherën dhe hidhni vajin në të. Shtoni qepën, selinon dhe hudhërat. Fërgoni derisa të lëshojnë aromë.
Shtoni miellin e misrit dhe vazhdoni t’i fërgoni edhe për disa minuta. Shtoni edhe lëngun e mishit të viçit dhe përzijeni mirë me tel të kuzhinës.
Lëreni të zihet për 10 minuta dhe më pas shtoni brokolin dhe karrotën. Lëreni të zihet edhe për 4 minuta.
Sipas shijës, shtoni kripën dhe piperin e zi.
Mund të shoqërohet me djath parmezan apo majdanoz të freskët të copëtuar.