-2.4 C
Priština
More

    Largojeni përgjithnjë yndyrën e tepërt në fytyrë

    spot_imgspot_img

    Vajzat dhe gratë me fytyrë të yndyrshme shpesh ndjehen në siklet dhe tentojnë ta fshehin atë përmes përdorimit të pudrave të ndryshme. Më poshtë ju paraqesim 5 hapa përmes së cilëve, do të largoni yndyrën e tepërt në fytyrë përgjithnjë.

    Lajeni fytyrën tuaj 2-3 herë në ditë me pastrues, varësisht nga përzgjedhja juaj, xhel apo shkumues. Tentoni që ato të jenë pa përmbajtje të vajit. Preferohen edhe sapunët medikal.

    Skrabi është i nevojshëm për lëkurën e yndyrshme. Në këtë formë menjanohen të gjitha papastërtitë, lëkura e vdekur e aknet, që të gjitha mbajtëse të yndyrës. Por keni kujdes mos e fërkoni lëkurën me forcë.

    Maskat javore janë tejet efektive. Zgjidhni pakot që përbajnë maska të përshtatshme për tipin e lëkurës tuaj dhe aplikoni ato një herë në javë që të përthithin yndyrën e tepërt të fytyrës tuaj.

    Përdorni toner pa përmbajtje alkooli, çdo ditë. Tonfikimi i lëkurës suaj ndihmon në eliminimin e yndyrës dhe papastërtive të përditshme që mblidhen në lëkurë. Uji i trëndafilëve në përmbajtje të tonerit, është i preferueshëm.

    Mos harroni të vendosni kremë. Mendimi se fytyrat e yndryshme nuk duhet të lyhen me kremë nuk qëndron, meqë kjo do të ndikojë në prodhim edhe më të madh të vajit, për të kompensuar vajin që do të merrte lekura përmes hidratimit. Ato kanë nevojë për hidratim, prandaj zgjedhni kremë pa përmbajtje vaji dhe me bazë uji. Dhe mos harroni të përdroni kremën kundër diellit vazhdimisht.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...