A keni menduar ndonjëherë të përgatitni krem për duar, në kushte shtëpie? Në vazhdim ju tregojmë formën se si mund ta bëni këtë. Përbërësit:
2 lugë të mesme dyll blete
2 lugë të mesme gjalpë kakaoje
2 lugë të mesme gjalpë të shea-s
1 lugë të mesme vaj bademi
15 pika vaj esencial
Përgatitja:
Në një enë të thellë përzieni 4 përbërësit e parë. Më pas futini në mikrovalë për 1 minutë e 30 sekonda, duke i përzier mirë çdo 30 sekonda. Dylli i bletëve do të shkrihet i fundit.
Shtoni pikat e vajit esencial sipas dëshirës tuaj. Përzijeni përsëri mirë, dhe futeni në frigorifer për ftofje.
Kur masa të jetë në temperaturë dhome, vendoseni në kuti të vogla plastike dhe përdoreni kohë pas kohe për duar me lëkurë të butë.