1.4 C
Priština
More

    5 probleme shëndetësore që i shëron limonada

    spot_imgspot_img

    Pite me limon, mish pule me sos të limonit apo limonadë? Kjo e fundit me siguri do t’ju ndihmojë më shumë në rritje të imunitetit, luftës më efikase kundër ftohjes, por edhe luftës kundër disa sëmundjeve kronike.

    Shumë e cilësojnë si njëra ndër gjërata ushqimore më të rëndësishme në botë, e para për sasinë e madhe të vitaminës C, por edhe për nutriantët e tjera siç janë, bioflavonoidi, pektina, acidi, Vitamia A, B1, B6, kaliumi, kalciumi, magneziumi, fosfori, mangani… Nëse nuk e përdorni limonadën sepse mendoni që zbut dhe dëmton mishin e dhëmbëve, atëherë provoni me këtë truk. Kur e pini limonadën, shpërlajeni gojën me ujë të thjeshtë dhe prisni 30 minuta, më pas lajini dhëmbët me brushë dhe pastë dhëmbësh. Këto janë pesë problemet që mund të largohen me limon në ‘kushte shtëpie’.

    Gurët në veshkë

    Bëhen kur urina përmban shumë kripë dhe jo substanca tjera të nevojshme siç është citrati. Pasi që lëngu i limonit përmban acid (rreth 8 për qind), është shumë i mirë për filtrim të veshkave, dhe në ditë duhet të pini gjysmë filxhani lëng limoni të shtrydhur në 7 filxhanë të ujit. Mund ta ftohni në frigorifer dhe ta konsumoni çdo ditë. Përveç kësaj duhet ta zvogëloni përdorimin e kripës dhe të hani më pak mish dhe peshk dhe të pini sa më shumë ujë.

    Artritisi

    Acidi urinik është në shumë gjëndra, e kështu edhe në nyje kristalizon më shumë se 95 përqind të rasteve natriumin në urinë, që shkakton artiritis. Që t’i lehtësoni dhimbjet, mpirjen dhe kalljet e vazhdueshme, lëngu i limonit mund të jetë shumë efektiv. Shtrydhni lëngun e një gjysme limoni në gotë të ujit dhe pijeni para se të hani mëngjes. Pini edhe një të tillë para dreke dhe një para se të shkoni të flini.

    Mbyllja (kapsllëku)

    Mund të shkaktohet nga sgumë faktor, duke përfshirë edhe mos marrjen e lëngjeve të bollshme, apo edhe përdorjen e tepruar të bulmetit. Për shërim të mbylljes (kapsllëkut),  lëngun e limonit përzieni me lugë në ujë të nxehtë. Në të hidhni edhe një lugë mjaltë dhe pijen çdo ditë.

    Lukth të ndjeshëm

    Keni ngrënë racionin, por lukthi juaj nuk është i ‘kënaqur’. Ju mundon shtrëngimi, gazrat dhe fryerja, duhet të merrni diçka që do të ju lehtësoj për këtë gjendje. Përzieni lëngun e një gjysme limoni dhe gjysmë luge sode bikarboni në një gotë ujë.

    Kokëdhëmbja

    Acidi e limonit (acidi citrik) dhe Vitamina C nga lëngu japin përbërës antibakterial dhe ndihmojnë në zvogëlimin e kalljeve. Lëngu i limonit gjithashtu forcon sistemin e imunitetit. Herën tjetër kur të ndieni fytin se është duke u përkeqësuar, provoni që vetes t’ia lehtësoni gjendjen dhe të largoni viruset – me limonadë. Shtrydhni lëngun e limonadës në filxhan. Mbusheni me ujë të nxehtë dhe përzieni mirë. Shpërlani fytin me lëngun e shtrydhur të limonit disa herë në ditë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...