Hudhra konsiderohet një nga perimet më të shëndetshme, një mbrojtës dhe shërues i shumë sëmundjeve. Përveç efekteve antibakteriale, së fundmi janë zbuluar dhe vetitë e saj mbrojtëse ndaj sëmundjeve të zemrës e tumoreve. Por përdorimi i saj i shpeshtë, ka edhe efekte anësore si dhembje barku e të vjella.
Hudhra nëse merret në formën e saj të papërpunuar mund të shkaktojë dhimbje koke. Kjo pasi stimulon nervin trigeminal, i cili liron neuropeptidët që shkaktojnë dhimbje koke.
Mund të rëndojë infeksionin vaginal
Një nga gjërat kyçe që duhet të mbani mend nëse vuani nga infeksioni vaginal është të shmangni hudhrën pasi mund të përkeqësojë infeksionin.
Skuqjet e lëkurës
Ushqimet me përmbajte të hudhrave mund të çojën në acarim të lëkurës dhe skuqje.
Era e keqe
Konsumimi i hudhrave ndikon pasi në të ekzistojnë kimikate të ndryshme që kontribuojnë tek frymëmarrja e keqe.