-2.4 C
Priština
More

    Shprehitë që nuk e dimë që janë të dëmshme

    spot_imgspot_img

    Disa zakone, për të cilat jemi të vetëdijshëm se janë të dëmshme, tentojëm t’i shmangim. Por ka edhe të tilla, të cilat i përsëritim pothuajse çdo ditë, pa e ditur që shkaktojnë dëme.  Në të tjera raste, disa zakone kemi evituar duke menduar që janë të dëmshme, por është vërtetuar se jemi gabim. Ju paraqesim disa prej këtyre shprehive.

    Pastrimi i veshëve

    Dylli i veshit është krijuar posaçërisht për të kryer “vetë-pastrim”. Ai supozohet të lubrifikojë kanalet e veshit dhe t’i mbrojë ata nga bakteret, kërpudhat dhe insektet. Prandaj, kur e largojmë atë, prishim punën e natyrshme të mekanizmit të trupit. Kur ndërhyni në kanalin e veshit, shkaktoni një rritje të prodhimit të dyllit të veshit. Prandaj pastroni veshët butësisht me një peshqir të lagur pas dushit ose banjës.

    Qëndrimi larg mikrovalës

    Furrat me mikrovalë nuk janë aq të dëmshme sa mendojnë shumë njerëz. Për dallim nga rrezet X ose shtretërit për rrezitje, mikrovalët nuk prodhojnë kimikate ose rrezatim jonizues të njohur për shkaktimin e dëmtimit të ADN-së ose mutacioneve gjenetike. Në fakt, kjo pajisje është bërë në mënyrë që rrezatimi elektromagnetik që ai prodhon të mos dëmtojë njerëzit.

    Pastroni hundën

    Pastrimi i hundës mund të çojë në probleme si infektimi i hundës tuaj me baktere të jashtme të cilat mund të çojnë në një infeksion në hundët tuaj ose në kanalet e sinusit. Në fakt, hunda juaj duhet të pastrohet vetë. Për të hequr qafe gjithçka brenda, mund të fryni hundën me kujdes ose ta lani me ujë dhe kripë.

    Kryqëzimi i këmbëve është i dëmshëm

    Për një kohë të gjatë, njerëzit menduan se të ulemi me këmbët e kryqëzuara ishte një mënyrë e shpejtë për të zhvilluar venat me variçe. Por studimet e fundit tregojnë se kjo pozitë nuk çon aspak në venat me variçe. Ju nuk duhet të kaloni shumë kohë në këtë pozicion.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...