Shijet janë relative. Ato ndryshojnë nga një person tek tjetri. Megjithatë, a e dini që ekzistojnë disa aroma, kryesisht me bazë frutore, që i bëjnë burrat të çmenden. Ka diçka tek aroma e frutave, që e bën mashkullin të jetë më i dhënë pas jush. Kështu që në takimin e radhës, keni parasysh këtë dhe përdorni një nga aromat e më poshtme.
- Era e arrës së kokosit është njëra prej tyre. Jepini lëkurës suaj erën e ëmbël e mjaft të ngrënshme dhe efekti është i garantuar.
2. Po kështu edhe me aromën intriguese të grejfrutit. Ka gjë më tërheqëse se një femër që vjen era freski?
3. Kush i rezistoi një keku me vanilje, që t’i rezistojë një gruaje të tillë. Partnerit do t’i lindë dëshira t’ju lëpijë e lëpijë në përjetësi.
- E nëse kërkoni të kundërmoni era pastërti, përdorni një aromë të lehtë molle. Një grua që vjen era mollë është një grua që s’mund të rrish dot pa e kafshuar.