1.4 C
Priština
More

    9 këshilla si të zgjedhni çantë që nuk ju lëndon shpinën

    spot_imgspot_img

    Çantat janë pjesë e pashmangshme e përditshmërisë sonë. Por ato mund të jenë edhe një barrë që shkaktojnë dëmtime në trupin tonë, nëse nuk zgjedhim të duhurën. Më poshtë ju sjellim 9 këshilla për përzgjedhje të çantës së duhur.

    Zgjedhni çanta që ju qëndrojnë afër trupit

    Kështu ju do të bëni që pesha e gjërave në të, të shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe më ergonomike. Është mirë që atë ta vendosni përgjatë trupit, nëse rripin e keni në shpatullën e djathtë, çanta të përfundojë në anën e majtë. Mos harroni të ndërroni anën kohë pas kohe.

    Evitoni çantat që duhet të barten në krah

    Bartja e tyre vetëm në krah mund të shkaktoj probleme në bërryla, shpatulla, krahë dhe qafë. Prandaj tentoni të zgjedhni ato çanta që duhet të mbështeten në shpinë, shpatulla ose pjesët e tjera më të forta të trupit tuaj.

    Kushtoni vëmendje peshës së çantës

    Ky detaj është shumë i rëndësishëm. Çantat nuk duhet të jenë më të rënda se 10% e trupit tuaj. Prandaj evitoni çantat që mund të peshojnë ende pa u mbushur me gjësende.

    Qëndroni larg zinxhirëve

    Ndonëse çantat me rripa zinxhiri janë në modë, ato nuk janë zgjedhja më e mirë kur bëhet fjalë për trupin tuaj. Ato janë të rënda dhe mund të dëmtojnë lëkurën dhe muskujt tuaj.

    Zgjedhni rripa më të gjërë

    Kjo pjesë është shumë e rëndësishmë për çantën. Rripi i hollë mund të dëmtojë lëkurën e trupit tuaj meqë vështirë e përballojnë peshën e çantës. Prandaj tentoni që të keni në posedim çanta me rripa më të gjërë.

    Shkoni për modele më të vogla

    Ato janë më të lehta dhe me më pak materiale. Njëkohësisht nuk do të merrni gjëra të panevojshme me veti, kur e dini që nuk i zë çanta.

    Zgjedhni çanta që barten nga pjesë më të forta të trupit tuaj

    Shpina juaj apo beli bart më shumë peshë dhe më lehtë sesa qafa, shpatullat apo parakrahët. Prandaj tentoni të blini çanta me dy rripa që vendosen në shpinë, apo ato të cilat vendosen në bel dhe së fundmi janë në modë.

    Mos e bleni pa e provuar

    Shpesh gjërat nuk janë siç duken. Është me rëndësi që ju të testoni çantën para se ta blini atë. Kështu ju mund ta ndjeni atë, ta provoni peshën, të shihni nëse puthitet mirë me trupin tuaj dhe nëse rripat i keni tamam.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...