Buzëkuqi me ngjyrë të kuqe meshkujve u duket artificial, smokey eyes e popullarizuar atyre ju duket sikur ju keni pasur për qëllim të merrni pamjen e pandës, ndërsa me hijet e ndritshme në sy i kujtoni në kanarina.
Grimi është për t’ju bërë edhe më të bukura. Ai duhet të theksojë bukurinë tuaj, e jo të krijojë në tërësi fytyrë të re.
Shumica e femrave aspak nuk kontrollohen kur është në pyetje grimi dhe shpesh e teprojnë me vënien e së njejtës. Shikoni çfarë është ajo që duhet ta shmangni kur është në pyteje grimi i përditshëm.
Meshkujt disa herë janë deklaruar se çfarë nuk duan tek femrat të cilat bëjnë grimin kështu:
Faqe tejet të theksuara – për shkak të kuqit të tepruar në faqe do të dukeni si palaço.
Buzëkuqi i kuq – së pari nuk duket i natyrshëm, ndërsa e dyta meshkujt nuk e duan sepse femrat në këto raste nuk puthen!
Hijet për sy – hijet me ngjyra të përziera me të vërtetë janë të tepërta, femrat duken sikur kanarina.
Kaos i parregullt – fytyra e stërgrimuar në mënyrë drastike dallon nga qafa. Këtë pamje meshkujt nuk mund ta durojnë.
Sy sikur të pandës – shumica e meshkujve janë deklaruar se nuk e duan lapsin e zi për sy, sepse u jep syve dukje artificiale. Nëse plus kësaj shtoni edhe hije të zezë për sy, atëher fitoni pamjen e pandës.’/kosovarja.ch/