Dashi
21 Mars – 19 Prill
Kjo javë do të jetë ideale për zhvillimin e një historie dashurie dhe ndoshta për konsilidimin e saj. Do të vendosni pasion të madh edhe në miqësi. Për zemrat e vetmuara hapet një periudhë pozitive, takimet do të jenë të shumta dhe disa edhe me fat. Në fushën profesionale do të ketë pak optimizëm, do të paraqiten vështirësi serioze dhe ju do të ndjeheni nervoz. Nuk do të keni shumë energji por pak fat do të ju ndihmojë të ja dilni mbanë.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Historitë që kanë përfunduar, më në fund do të arkivohen. Mos e humbni kohën, përkushtohuni në atë çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe të qetë. Shmangni njerëzit negativ që ju krijojnë ankth të brendshëm. Fundjava do të jetë paqësore si për çiftet ashtu edhe beqarët. Java ka rezervuar surpriza të këndshme në punë edhe nëse gjendja shpirtërore nuk do të jetë e mirë, këto do të ju ndihmojnë. Ju do të jeni aktiv dhe kjo do të vlerësohet.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Kalimi i mërkurit në një pozicion disonant do të ju bëjë të padurueshëm. Dikush do të zbulojë një mashtrim nga një mik dhe kushdo që planifikon ndonjë udhëtim do të duhet ta shtyjë atë. Beqarët do të kenë shance të shkëlqyera për të bërë miq dhe për të gjetur një shpirt binjak. Racionaliteti do të mbizotërojë brenda çifteve. Do të jeni të vendosur dhe do të përballeni me punë mjaft komplekse pa ndonjë vështirësi. Kjo do të rris vetëvlerësimin dhe respektin nga kolegët. Nëse jeni duke kërkuar ndonjë vend pune, disa propozime shumë interesante mund të vijnë ndërsa të punësuarit do të mund të marrin lajme të mira.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Këtë javë do të keni paqe në mendje. Gjithashtu falë disa sqarimeve me partnerin tuaj do të hidhni hap përpara. Ju do të ndjeni gjithë dashurinë dhe do të kaloni shumë kohë sëbashku. Kjo do të ndikojë në pozitivitetin tuaj. Zemrat e vetmuara do të kenë takime mbresëlënëse. Në punë nuk do të ndjeheni aq të lodhur siç keni qenë deri tani. Do të keni afenitet me kolegët aq sa mund të lindin miqësi të përjetshme dhe kjo do të ju sjell humor të mirë. Kujdes me financat, shpenzime të paplanifikuara mund të ndodhin.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Në sferën sentimentale do të ketë ndryshime që duhet të bëhen por ju do të jeni në gjendje t’i menaxhoni ato. Hëna do të jetë në shenjën tuaj por ju duhet të jeni ai që bëni hapat e duhur. Midis të premtes dhe të shtunës do të ndjeheni me fat. Beqarët do të jenë në gjendje të bëjnë takime interesante dhe një miqësi e bukur mund të shndërrohet në diçka më shumë. Shumë projekte që keni konceptuar për fat të keq nuk do të gjejnë themele të forta për të filluar të materializohen. Ju duhet të përpiqeni të jeni më pak pesimist dhe të veproni edhe nëse ju duhet të prisni momentin e duhur për disa supozime thelbësore. Disa çështje do të arrijnë të ju mbajnë të zënë në organizimin e përditshëm.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Fatkeqësisht, në fushën e dashurisë, grindjet mbizotërojnë mbi pasionin. Sidoqoftë, ju nuk do të bëni shumë për të zhbllokuar këtë situatë dhe do ta lejoni veten të mashtrohet nga zemërimi dhe kokëfortësia juaj. Jupiteri në favor do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë dhe të mbani qetësinë. Beqarët do të jenë duke u kapur me disa njohje të reja. Këtë javë do të përqendroheni në aspektin e punës dhe energjitë që do të shfrytëzohen në funksion të një biznesi veçanërisht fitimprurës. Edhe pse do të ketë disa vështirësi, veçanërisht për shkak të mërkurit disonant, gjithçka do të jetë mirë. Nëse keni biznesin tuaj do të merrni fitime të shkëlqyera.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Këtë javë do të diskutoni pak me partnerin tuaj për ato që dëshironi, si ndiheni, shqetësimet e përgjithshme. Të folurit do të të bëjë mirë dhe do të ndihmojë marrëdhënien tënde përmes një krize. Beqarët do jenë në gjendje të angazhohen në njohje të reja por fatkeqësisht ato nuk do të rezultojnë të qëndrueshme. Puna do të duket se po ngec, por mos u dekurajoni nga kjo. Për shumë njerëz do të ketë disa pavendosmëri se cilën ofertë pune duhet pranuar, por është thelbësore të mos merrni vendime të nxituara. Pra, reflektoni dhe mos veproni në impuls nëse doni të arrini qëllime të caktuara.
Akrepi
23 tetor – 21 nëntor
Në këtë javë të marsit do të jeni komunikues të shkëlqyeshëm. Shumë do të kërkojnë këshilla dhe do të jeni të lumtur të ndihmoni këdo që ka dyshime dhe kërkon një mendim. Në dashuri gjithçka do të rrjedhë pa probleme, mirëkuptimi fizik do të jetë akoma në krye. Për beqarët nuk ka nevojë të bëj takime për të bërë miq të rinj. Situata e punës është shumë e qetë, megjithatë nuk jeni të kënaqur me atë që keni arritur dhe kjo do t’ju sjellë pak nervozizëm. Mënyra më e mirë për të lëshuar tensionin është të punoni shumë dhe të pranoni disa këshilla nga ata që kanë më shumë përvojë se ju.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Yjet ofrojnë ditë me ulje dhe ngritje, ju do të kaloni nga një humor i mirë në pesimizëm dhe Mërkuri i kundërt nuk do t’ju ndihmojë në këtë. Në dashuri do të tregoheni pak të acaruar, do diskutoni me partnerin. Dikush mund të mos jetë më i gatshëm të dëgjojë ankesat tuaja. Fundjavë e mirë për beqarët, takime të reja vijnë së shpejti. Në punë do të ketë vonesa dhe disa situata do të pezullohen ose shtyhen. Mund të lindin konflikte midis jush dhe eprorëve tuaj. Ofertat e mira të punës do të shfaqen në jetën tuaj, ju vetëm duhet të kapni ato në ajër.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Në familje këtë javë do të tregoni dashurinë tuaj dhe do të jeni konkret dhe i vendosur. Sidoqoftë, grindjet mund të lindin, të cilat, shumë lehtë, do të zgjidhen në fundjavë. Në vend të kësaj, partneri do të jetë më i dashuruar se kurrë dhe do të ju përkushtohet plotësisht juve. Lajm i mirë për zemrat e vetmuara, është koha për të gjetur një shpirt binjak. Falë mbështetjes së planetëve si Marsi dhe Jupiteri në shenjë, do të jeni një udhëzues i rëndësishëm për bashkëpunëtorët tuaj ose kolegët e punës. Gjërat po shkojnë mjaft mirë dhe ju gjithashtu mund të shijoni ditë relaksuese. Me disponimin e mirë që ju veçon, do të keni mundësi të shlyeni të gjitha angazhimet tuaja.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Yjet këtë javë tregojnë se shumë prej jush po kalojnë një fazë reflektimi, të një introspeksioni të rëndësishëm që së shpejti do të sjellë rezultate të mira. Ata që kalojnë nëpër ndryshime me qetësi do të marrin atë që dëshirojnë. Venera në kundërshtim do ju bëjë që të jeni më pak prezent me partnerin tuaj. Beqarët do kenë takime të mira por ato nuk do të jenë përfundimtare. Java paralajmëron lajme interesante në sektorin e punës, por nuk do të keni nevojë të shikoni prapa. Në vend të kësaj, ju do të duhet të mendoni për të ardhmen tuaj, duke u përqëndruar në bashkëpunime të reja dhe mundësi që do të kapen në ajër. Mund të ketë disa vështirësi por ju do të jeni në gjendje t’i menaxhoni ato më mirë.
Peshqit
19 shkurt – 20 mars
Dashuri në plan të parë për vendasit e shenjës. Marrëdhënia në çift do të vij në maksimum dhe mund të ketë shumë mbrëmje pasioni që do të dëshmojnë të jenë të nxehta. Sidoqoftë, në këtë fazë gjendja shpirtërore mund të ndryshojë pa ndonjë arsye specifike. Beqarët që ndjehen të vetmuar gjatë fundjavës do të gjejnë diçka për t’u çlodhur. Fillimi i javës do të jetë mjaft i trazuar, por këto ditë nuk do ta shqetësojnë jetën tuaj. Puna do të rrisë tensionin tashmë të pranishëm në shpirtin tuaj. Në këtë kontekst do të jetë e nevojshme të përqendroheni vetëm në angazhimet dhe të mos tërhiqeni nga diskutimi. Shumë prej jush do të fillojnë një kurs të ri studimi ose do të thellojnë temat e interesit të tyre.