-2.4 C
Priština
More

    Vaj kokosi për fytyrë pa rrudha

    spot_imgspot_img

    Benefitet e vajit të kokosit janë të shumëta. Ky produkt gjen zbatim të madh edhe në mirëmbajtjen e lëkurës. Në vazhdim ju sjellim disa forma të përodrimit të vajit të kokosit për fytyrë pa rrudha.

    Pastrojeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe thajeni. Merrni ca pika vaji të kokosit (i virgjër) në majat e gishtërinjëve. Aplikojeni atë në fytyrë dhe qafë, me lëzivje rrethore për disa minuta dhe lëreni të qëndrojë gjatë gjithë natës. Preferohet të përdoret çdo natë para gjumit. Vaji i kokosit i kthen lagështinë fytyrës, e pastron atë dhe redukton rrudhat.

    Një tjetër formë e përdorimit të vajit të kokosit, është kombinimi i saj me uthullën e mollës. Fillimisht përzijeni një lugë uthull molle me 1 lugë ujë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj me copë pambuku. Pasi e keni lënë fytyrën të thahet natyrshëm, merrni ca pika vaji të kokosit dhe masazhojeni fytyrën. Përsëriteni çdo natë para gjumit. Uthulla e mollës ndihmon në balancimin e pH-së dhe e tonifikon lëkurën para se të vendoset vaji i kokosit.

    Për lëkurë pa rrudha, 2-3 pika vaj kokosi organik mund t’i përzieni me 2-3 pika vaji të kastorit. Masazhojeni fytyrën butësisht me përzierjen dhe lëreni të qëndrojë sa më gjatë që mundeni, preferohet gjatë tërë natës. Vaji i kastorit është një kondicioner që përmban antioksidantë dhe përbërës anti–inflamatorë që ndihmojnë në ruajtjen e freskisë së lëkurës.

    Artikulli paraprak
    Artikulli tjetër

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...