Përkujdesi ndaj lëkurës, veçanërisht asaj të fytyrës, është esencial për të parandaluar plakjen e saj.
Nga dermatologët, jo rrallëherë preferohen maska të ndryshme në kushte të shtëpisë.
Shkëlqimin e fytyrës brenda një jave, e mundëson edhe masazhimi i saj me fletëza domateje.
Krejt çka duhet të bërë është prerja e domates në rrathë të hollë, lyerja e tyre me pak mjaltë dhe masazhimi i fytyrës me lëvizje rrethore për 2 – 4 minuta.
Në fund pastrojeni fytyrën vetëm me ujë.
Domatja ndihmon në mbytjen e bakterieve që janë përgjegjëse për shpërndarje të akneve, pastrimin e poreve të mbyllura, largimin e pigmentimit nga lëkura dhe riparimin e lëkurës së dëmtuar. Ajo bën që të rikthehet lagështia normale në lëkurë të thatë.