Duke filluar nga dita e sotme, Mërkuri do të braktisë të lindurit në shenjën e Gaforres për t’u zhvendosur deri më datë 19 korrik, në Luan. Ky kalim i përkohshëm i planetit më lozonjar të mundshëm do të sjellë shumë risi për ditët në vijim, sidomos nëse jeni duke planifikuar pushimet.
Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit duhet të përgatiten për një verë shpërthyese, të mbushur me aventura, flirte të reja dhe emocione të papërshkrueshme. Lidhni mirë rripin e sigurimit pasi asgjë nuk ju ndal dot.
Demi: Demi është gjithashtu një tjetër shenjë që do ta shijojë në maksimum verën e 2019-s. Pas një sezoni shumë të ngarkuar në punë, por edhe një periudhe aspak të lehtë në çift, më në fund do të gjeni pak paqe. Një shkëputje e vogël me partnerin do t’ju ndihmonte të ndiznit zjarrin e shuar dhe t’i jepni një tjetër rrjedhë lidhjes suaj.
Binjakët: Edhe Binjakët kanë shumë nevojë të pushojnë, mirëpo nuk duhet të lënë pas dore shëndetin pasi një e papritur e vogël mund t’u kthejë përmbys planet që keni. Mos lini pas dore asnjë simptomë dhe tregoni pak më shumë kujdes me regjimin e të ngrënit.
Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres janë ndër më fatlumët këtë verë, pasi përveç pushimeve do të takojnë më në fund princin/princeshën e zemrës. Yjet ju këshillojnë të mos bini menjëherë pre e tij/saj, megjithatë koha është në favorin tuaj dhe do ju ndihmojë në çdo hap që hidhni. I kishit menduar pushimet vetëm? Epo, ndryshim planesh, kësaj here do të jeni dy.
Luani: Luani është shenja që do të mirëpresë Mërkurin dy herë këtë muaj, pasi ky planet miqësor dhe çapkën do të rivendoset në shenjën tuaj duke filluar nga data 11 gusht. Keni kaluar një periudhë të tensionuar në çift, mirëpo yjet parashikojnë pushime të magjishme. Do të zbuloni dhe shijoni destinacione të reja, aventura që nuk i kishit menduar më parë dhe mbi të gjitha shumë emocione që do t’ju zbukurojnë gjithë verën.
Virgjëresha: Virgjëresha është një nga ato shenja që i dashuron udhëtimet, ndaj pushimet janë një mundësi e mirë për të ndërmarrë një të tillë. Pushimet e Virgjëreshës nuk janë aq të përsosura sa ç’është ajo vetë, por të shkujdesura. E tillë do të jetë edhe kjo verë: e shkujdesur, pa plane dhe shumë e bukur. Shijojeni verën sa më shumë që të mundeni.
Peshorja: Të lindurit në shenjën e Peshores mezi po i presin pushimet, pasi gjashtë muajt e parë të vitit kanë qenë shumë të ngarkuar për ta, sidomos nga ana psikologjike. Të gjithë ata që do të jenë ‘’single” këtë verë do ta kenë të vështirë të përshtaten me këtë situatë, mirëpo prania e miqve dhe njerëzve të afërt do t’ju ndihmojë të kaloni çdo gjë. Mos harroni të merrni librin e preferuar me vete.
Akrepi: Pushimet e Akrepit janë një gërshetim i këndshëm i aventurës, relaksit, kënaqësisë dhe epshit. Për Akrepin kjo është periudha ideale për të ‘’gjuajtur” dhe për të treguar anën tuaj më seksuale. E vështirë t’u rezistosh sharmit të tyre. Mos bëni plane, gjërat e bukura vijnë vetë.
Shigjetari: Në qoftë se ka një shenjë që mezi i pret pushimet, është pa diskutim Shigjetari. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, pasi të lindurit në këtë shenjë, janë gjithmonë të etur për destinacione të reja dhe aventura. Nuk keni pse përgatisni valixhen apo çantën, pasi ajo ju pret në një kënd të shtëpisë prej kohësh. Këto pushimet do të jenë ekzotike, ndaj shijojini në maksimum.
Bricjapi: Asgjë nuk mund ta ndajë Bricjapin nga puna, ndaj nuk është habi që gjatë pushimeve të marrin me vete kompjuterin apo çdo gjë që lidhet me punën. Nuk duhet ta teproni, ky është momenti për t’u relaksuar ndaj vishni petkun e turistit dhe zbuloni vende të reja.
Ujori: Tanimë e dimë që Ujori është një nga shenjat më të tërhequra të horoskopit, i pëlqen vetmia dhe bën çmos të shmangë kontaktet me njerëzit. Por ja që sivjet kanë ndryshuar mendje dhe duan të shijojnë temperaturat e nxehta në shoqërinë e njerëzve më të afërt. Kujdes: Duhet të respektoni gjithmonë intimitetin dhe hapësirën e tyre.
Peshqit: Për Peshqit, kjo është periudha më e bukur e vitit pasi janë në habitatin e tyre; në ujë. Këto pushime do të jenë akoma më speciale, pasi lidhjet dashurore do të përforcohen dhe mund të kurorëzohen në martesë.
kosovarja.ch