3.4 C
Priština
More

    Si t’ia dilni me faktin që nuk mund ta ushqeni beben me gji

    spot_imgspot_img

    Nënave të reja kudo në botës u lind kureshtja se sa e rëndësishme është të ushqyerit me gji (sipas informacioneve të fundit) dhe që duhet të zgjasë kjo deri në një vit. Por çfarë është me ato nëna të cilat edhe krahas mundit dhe vështirësive thjesht nuk mund t’i japin gji bebes? A janë këto për këtë shkak nëna më të këqija?

    Mjeku do ju thotë gjithmonë që qumështi i nënës është më i miri dhe kjo është e vërtetë, por ekzistojnë edhe disa femra që për shumë arsye, thjesht nuk mund t’i ushqejnë bebet e tyre.

    Në disa raste natyra thjesht nuk luan si duhet këtë rol të rëndësishëm edhe karshi mundit e lodhjes së nënës e cila thjesht nuk ka gji. Pa marrë parasysh se a nuk mund ta ushqeni për shkak të problemeve shëndetësore apo është në pyetje dhimbja, apo frustrimi, duhet t’i jepni kurajo vetes dhe të dini që të qenit nënë e mirë është më shumë sesa t’i jepni gji bebes.

    Pyeteni veten vetëm a i keni bërë të gjitha që kanë qenë në mundësitë tuaja për të mirën e bebes suaj? A i jeni drejtuar pediaterve, mjekëve dhe motrave medicinale për ndihmë? Nëse në të gjitha këto pyetje keni përgjigje, atëherë janë shanset e mëdha që i keni shikuar të gjitha opsionet.

    Nganjëherë beba thjesht nuk mund të thith, ndërsa nganjëherë nëna thjesht nuk mund të durojë edhe një ditë duke u munduar.

    Çfarë të bëni nëse nuk mund t’i jepni gji?

    Nëse para lindjes keni vendosur që dëshironi t’i jepni gji bebes suaj, në fillim me siguri do ndjeni pak dëshpërim kur ta kuptoni që nuk jeni në gjendje ta arrini qëllimin, tamam si edhe nënat të cilat kanë vendosur në mënyrë natyrale të lindin dhe për shkak të komplikimeve beben e lindin në mënyrë cezariane.

    Femrat që dëshirojnë shumë të japin gji, por asesi nuk arrijnë shpesh ndjejnë që nuk ia kanë arritur dhe fajësojnë veten.

    Provoni mos të ngarkoheni me këtë, por lejoni vetes një kohë të mos jeni të mërzitura. Paraqitni të gjitha emocionet që në ju fshihen. Shumë nëna nga pamundësia e dhënies së gjirit e marrin si humbje të madhe , e njejtë dhe ju lirshëm ‘vuani’ një kohë, por kurrsesi mos flisni se duhet të kishit provuar edhe një, sepse dallim nuk ka.

    Flisni me ndjenjat tuaja

    Nëse për problemet me gjidhënien keni folur me mjekun tuaj, tregojani të gjitha që i ndjeni, që ju lehtësojë sepse fjalët e tij prej eksperti mund t’ju lehtësojnë kur t’ju tregojë që ju në të vërtet nuk keni faj.

    Në anën tjetër ndani të gjitha ato që ju mundojnë me partnerin tuaj, nënën apo me shoqen e afërt e cila do ju kuptojë. Në botë ekzistojnë grupe të dhënies së kurajos të cilat ndihmojnë nënat që nuk mund të ushqejnë bebet. Kërkoni forume dhe lidhuni me femrat të cilat po e kalojnë të njëjtin problem si ju.

    Lidhja me beben

    Ajo që mundon shumicën e nënave të reja të cilat nuk mund të japin gji bebes është ajo që mendojnë se nëse nuk i japin bebes gji nuk do të jeni të lidhur emocionalisht me beben.

    Fakti që dhënia e gjirit është njëra ndër mënyrat më të mira për lidhjen e nënës me fëmijë, por jo i vetmi.

    Me beben do të krijoni atë lidhje të veçantë saherë që e mbani në duar, e ushqeni apo e shikoni në sy. Kur ushqeni beben me shishe mbajeni në një drejtim si të jeni duke i dhënë gji.

    Mbani mend që lidhja e juaj me beben nuk varet nga mundësia e të dhënit gji. Ajo varet nga ajo se si reagoni kur bebja qan, sa shpesh luani me të dhe çfarë prindi jeni.

    Dhe në fund, nuk duhet të keni merak për shëndetin e bebes, sepse miliona nëna në botë rrisin bebe të shëndetshme pa qumësht të nënës. Këshillohuni me pediatrin çfarë qumështi duhet të përdorni dhe të gjitha hapat që duhet të ndërmerrni që të mbroni beben tuaj në mënyrën më të mirë edhe pa qumësht të nënës. /gruaja-sod.com/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...