-0.8 C
Priština
More

    12 këshilla për pastrim të shpejtë të përditshëm

    spot_imgspot_img

    Është e mrekullueshme kur bëni shumë detyra në të njejtën kohë, nëse jeni duke folur në cellular, bëjen me zë që të mund të palosni rrobet nga maqina e pastrimit, të pastroni pluhurin nga raftet, të zbrazni larësen e enëve e tj.

    2. Dezinfektoni dorëzat e dyerve

    Dorashkat e dyerve janë një nga vendet ku jetojnë baktere dhe mikroorganizma të dëmshëm, andaj dezinfektimi i tyre është një mënyrë për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjes.

    3. Pastroni enët e ndyta përderisa gatuani

    Përderisa e prisni ushqimin të zihet, keni mjaftueshëm kohë që të lani enët e papastra. Mbusheni lavamanin me ujë të ngrohtë me detergjent dhe vendosini enët e ndyra që të zbuten derisa hani.

    4. Shmangeni hekurosjen

    Për të shmangur hekurosjen, rrobat që i nxirrni nga maqina menjëherë i palosni apo i varim që të parandalojmë thyerjet dhe rrudhosjen e tyre.

    5. Pastrojeni dush-kabinën çdo ditë

    Pas dushit, pastroni muret e dush-kabinës dhe përshkoni me leckë për tharje që të largoni njollat nga uji dhe sapuni.

    6. Freskoni shportën e mbeturinave

    Shporta e mbeturinave mund të kundërmojë pas një kohe, andaj është mirë që të copëtoni një limon dhe të vendosni në një mbajtëse të akujve, duke i shtuar uthull dhe duke e ngrirë atë. Herë pas here, vendosni disa kocka akulli në shportën e mbeturinave që të shmangeni nga kundërmimi.

    7. Çbllokoni kokën e dushit

    Mënyra më e lehtë për çbllokimin e kokës së dushit është duke përdorur uthull të distiluar në një qese plastiku të mbështjellë rreth kokës së dushit. Lereni për një orë që të lejoni uthullën të ketë efekt, largojeni qesen dhe shpërlajeni kokën.

    8. Pastrojeni lehtësisht mikrovelën

    Që të largoni papastërtinë nga mikrovela, merreni një enë të mbushur gjysmë për gjysmë me ujë dhe uthull dhe vlojeni në mirkovelë për 10 minuta. Avulli do të zbusë papastërtinë e cila më pas do të pastrohet shumë lehtë.

    9. Lërësja e enëve nuk është vetëm për enë

    Larësja e enëve mund të përdoret edhe për pastrim të lodrave nga plastiku, mbajtëset e brushave për dhëmbë, filterëve të fshesave eletrike, këto janë vetëm disa nga elementet që mund ti pastroni në larësen e enëve.

    10. Përdoreni ajrin e kompresuar për pastrimin e kapakëve të ventilimit

    Shumë njerëz e përdorin ajrin e kompresuar për pastrimin e pajisjeve elektronike mirëpo kjo gjë mund të shërbejë edhe për pastrimin e kapakëve të ventilimit në banjo.

    11.Mbajeni kanalin të pastër nga bllokimi

    Kanalet e tubacionit mund të bllokohen nëse nuk i kushtoni rëndësi, që të parandaloni një gjë të tillë është mirë të derdhni në të ujë që vlon një herë në disa javë. Për bllokime më serioze ju duhet të kapni dorëzat dhe ta pastroni kanalin me dorë.

    12.Topthat e pluhurit

    Është e çuditshme se si këta toptha mund të rriten dhe të fshihen në qoshe të shtëpisë. Të pengoni këtë gjë ju duhet që të pastroni këto pjesë më shpesh.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...