Duke marrë parasysh se françezet janë të njohura si eksperte që kuptojnë artin e joshjes, ato asnjëherë nuk dalin nga shtëpia pa pasur parfum.
Romantike, pasionante, të sofistikuara, të ëmbla apo të forta, aromat në një mënyrë e zbulojnë një pjesë të personalitetit tuaj, bëhen pjesë e jona dhe na përcjellin gjatë tërë ditës.
Përzgjedhja ndonjëherë nuk është e thjeshtë dhe është vështirë të vendoset se cila aromë është e duhura për ju. Mirëpo françezet dinë se si të shërbejnë zonjat e sofistikuara të cilat vëmendjen kryesore ua kushtojnë kësaj problematike.
Kombinimi sensual i sandalit dhe trëndafilit të damaskut në shishen e YSL duket sikurse thërret mëngjesin e Parisit.
Chanel No.5 e fsheh thelbin femëror me buketat e saja të luleve që në treg gjenden që nga viti 1921.
Ndërsa joshja e pastër femërore që mjegullon arsyen e meshkujve gjendet në shishen e parfumit Maison Margiela.
Kombinimi i frutave është krijuar për shëtitjet ditore të përshtatshme për titullin e saj La Vie Est Belle. Secila është e veçantë dhe e sofistikuar në mënyrën e saj ndërsa në galerinë mund të gjeni aromat më trendi tek françezet…